Rritja e ndërgjegjësimit për ruajtjen e mjedisit përmes artit

Ta ruajmë mjedisin, natyrën? Pse?! Sepse nuk kemi një planet të dytë për të jetuar! Toka na fal aq shumë, një hapsirë për të jetuar, strehuar e vepruar. Minimumi që ne mund të bëjme për të planetin Tokë – ta ruajmë mjedisin që na është falur me një gjesht të thjeshtë, të hedhim mbeturinat në kosh. Duhet ta mbajmë pastër ambientin ku jetojmë dhe veprojmë, jo vetëm për ne, por edhe për gjeneratat e reja që vijnë pas nesh. Në kuadër të ndërgjegjësimit për ruatjen e mjedisit, arsimtarja e artit figurativ Arlinda Lulgjuraj, me bashkëpunim me Organizatën Turistike të Tuzit dhe me nxënësit e Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” dhe të Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz, kanë pikturuar koshat e mbeturinave në pikën e popullarizuar për piknik në Vitojë.
Ky është një lloj edukimi për të rinjtë mbi rëndësinë e ekologjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, si vlera themelore të nevojshme për ruajtjen e mjedisit. Ky lloj aktiviteti është njëri ndër aksionet që do të realizohen deri në fund të vitit, si pjesë e promovimit të stileve të shëndetshme të jetës dhe ngritjes së vetëdijes ekologjike.

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat