Nxënësit ekspozuan piktura mbi rreziqet që sjell duhanprirja

Tuz – Dita Botërore e Luftës Kundër Duhanpirjes me tematikë “Kushtoju ndërprerjes”, është shënuar në Tuz nga Organizata Joqeveritare “Shoqëria Malazeze për Luftën Kundër Kancerit”, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit dhe Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq”.
Ekspozita e shpalosur e pikturave më të mira të nxënësve nga shkollat fillore në Mal të Zi (pesëdhjetë piktura) mbi tematikën- rreziqet të cilat i sjell duhanpirja për shëndetin, u shfaq në hollin e SHF “Mahmut Lekiq”.
Nga OJQ “Shoqëria Malazeze për Luftën Kundër Kancerit” theksuan se në këtë ekspozitë me disa punime janë prezantuar edhe nxënës nga Tuzi, çfarë, sipas tyre, përbën një kontribut në luftën kundër duhanprirjes, për jetë të shëndetshme.
“Ky është një rast i mirë që edhe në Tuz të shënohet në këtë mënyrë Dita Botërore Kundër Duhaprirjes, e cila këtë vit shënohet në mbarë globin në temën: “Commit to quit”, që përbën një apel jo vetëm për këtë ditë por për gjithë vitin, për të luftuar dhe për të eleminuar duhanpirjen”, njoftuan nga kjo shoqatë.
Ata më tej kanë risjellë në kujtesë për të disatën herë se nga pasojat e duhanpirjes, si njëra ndër sëmundjet më të rënda, gjatë vitit të kaluar, referuar OBSH-së, në mbarë globin kanë humbur jetën mbi 6 milionë persona, kurse në Mal të Zi mbi 1.500.
“Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në dhjetë vitet e ardhshme, çfarë është më e keqja, numri i duhanpirësve deri në vitin 2030, sigurisht do të arrijë shifrën e mbi 1.6 miliardë personave të cilët në botë do të konsumojnë prodhimet e duhanit, derisa numri i të vdekurve do të tejkalojë shifrën e nëntë milionëve”, theksojnë nga kjo ojq.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat