I harruar nga të gjithë

Liqeni i Shasit ishte dikur pronë e kooperativës bujqësore të Anës së Malit – Ulqinit. Ai ruhej dhe mbikëqyrej nga kjo kooperativë bujqësore, e cila me prodhimet e saj mbante edhe Ulqinin dhe më gjerë. Është kjo e kaluara e shkëlqyeshme e Liqenit të Sasit, i cili ishte vend i peshkimit dhe i gjuetisë, sepse në këtë trevë banojnë shumë shpesë të rralla dhe tërheqëse për gjueti

Asllan Bisha

Liqeni i Shasit është një pasuri jo vetëm e Anës së Malit dhe e Komunës së Ulqinit, por e mbarë rajonit. Ky liqe me gjatësi 3.2 km dhe gjerësi 1 km konsiderohej dikur në ish-Jugosllavi ndër 11 liqenet e rëndësishme për begatinë e tij me peshq. Liqeni i Shasit ka 23 lloje të peshqve, sidomos 12 lloje të krapit të familjes cipronida, por edhe qefuj, ngjala të jashtëzakonshme etj.
Liqeni i Shasit lidhej me Lumin Buna përmes një kanali të ngushtë me gjatësi 3 km. Këtu lulëzonte peshkimi me mënyrat e ndryshme të peshkimit, si ai me koca. Pasuria e liqenit me peshq mundësonte edhe jetën e fshatarëve të kësaj ane.
Liqeni i Shasit ishte dikur pronë e kooperativës bujqësore të Anës së Malit – Ulqinit. Ai ruhej dhe mbikëqyrej nga kjo kooperativë bujqësore, e cila me prodhimet e saj mbante edhe Ulqinin dhe më gjerë. Është kjo e kaluara e shkëlqyeshme e liqenit të Sasit, i cili ishte vend i peshkimit dhe i gjuetisë, sepse në këtë trevë banojnë shumë shpesë të rralla dhe tërheqëse për gjueti.

Pikërisht në Shas dikur prodhohej djathi i njohur i Shasit, që konsumohej edhe në tryezat e Senatit të Romës, hahej edhe peshku i tharë i Liqenit të Shasit… Të gjitha këto të mira ia dha Zoti Anës së Malit, Ulqinit, por këto të mira duhet kultivuar dhe mbrojtur. Me shpresë se më në fund dikush do të marrë masa, do të investojë në mbrojtjen e kësaj pasurie dhe do ta shpëtojë liqenin e bukur të Shasit

Po sot, cila është gjendja e Liqenit të Shasit?
Tani ky liqen nuk është nën mbikëqyrjen e askujt. Është i harruar plotësisht. As Bashkësia Lokale e Katërkollës, as Komuna e Ulqinit nuk kujdesen fare për këtë pasuri të rrallë. Peshkohet në mënyrë të paligjshme, në mënyrë të keqe, pa kontroll, sidomos gjatë pranverës, kur rreh krapi. Askush nuk përgjigjet, as kujdeset. Peshkohet me rrymë elektrike në çdo kohë, në qetësi.
Komuna e Ulqinit ka një pasuri të rrallë për të cilën nuk kujdeset fare. Liqeni i Shasit është një resurs i madh, një mënyrë për të përfituar jo vetëm banorët lokalë, por edhe e tërë komuna. Një pakujdesi e jashtëzakonshme, e cila do t’i kushtojë banorëve të kësaj ane, sepse fondi i peshkut po zvogëlohet për ditë. Duhet të merren masa për ta mbrojtur dhe mbikëqyrur liqenin. S’duhet lejuar peshkimi i paligjshëm, por duhen marrë masa. Me pak para dhe mbikëqyrje do të ndalohet që liqeni i Shasit të kthehet në një moçal. Këtë punë duhet ta marrë në dorë Komuna e Ulqinit dhe Bashkësia Lokale e Katërkollës. Është mëkat i madh të mos pastrohen 3 km të kanalit që lidh liqenin me Bunën. Në komunë harrojnë se kanë një burim të madh, një pasuri të cilën na e dha Zoti, por njeriu është i pamëshirshëm ndaj natyrës. Kjo pasuri po shkatërrohet dhe është koha e fundit që të merren masa për mbrojten e saj.
Për çudi të madhe, askush nuk investon në liqen, por as nuk e ruan. Kjo pakujdesi do të na kushtojë. Duhen marrë masa që të ruhet fondi i peshkut, por edhe i shpezëve në liqenin e Shasit. Kjo pasuri në zhdukje do të ketë pasoja të mëdha nëse shteti nuk vë dorë. Edhe një rrugë e ndërtuar buzë liqenit, nuk mirëmbahet.

Është koha ta shpëtojnë liqenin vetë banorët e Anës së Malit dhe Komunës së Ulqinit. Kështu do të shpëtohej një pasuri kombëtare për të mirën e të gjithëve. Është pasuri në të cilën Komuna e Ulqinit duhet të planifikojë dhe ta shpëtojë

Ka shumë mënyra për ta shpëtuar liqenin e Shasit, që përbën një pasur kombëtare. Por nëse vazhdohet kështu, së shpejti liqeni i Shasit do të shndërrohet në kënetë, pa peshq. Dhe askush nuk po reagon që të ruhet dhe të mbrohet ky mjedis i rrallë, i bukur natyror, që të shfrytëzohet edhe për turizëm.
Është koha ta shpëtojnë liqenin vetë banorët e Anës së Malit dhe Komunës së Ulqinit. Kështu do të shpëtohej një pasuri kombëtare për të mirën e të gjithëve. Është pasuri në të cilën Komuna e Ulqinit duhet të planifikojë dhe ta shpëtojë. Ne harrojmë shpeshherë se kemi çka t’u ofrojmë turistëve.
Kjo anë është e pasur edhe për bimësi të veçantë. Pikërisht në Shas dikur prodhohej djathi i njohur i Shasit, që konsumohej edhe në tryezat e Senatit të Romës, hahej edhe peshku i tharë i liqenit të Shasit… Të gjitha këto të mira ia dha Zoti Anës së Malit, Ulqinit, por këto të mira duhet kultivuar dhe mbrojtur. Me shpresë se më në fund dikush do të marrë masa, do të investojë në mbrojtjen e kësaj pasurie dhe do ta shpëtojë liqenin e bukur të Shasit.

Të fundit

më të lexuarat