Nëse nuk mund të ndaloni së shikuari telefonin tuaj, nuk jeni vetëm. Mesatarisht ne kalojmë pesë orë në ditë në pajisjet tona “smartphone” (celularë të mençur). Kjo është më shumë se një ditë e plotë në javë! Nëse do i thoni dikujt 50-vjet më parë se shpikja më e ndryshueshme në botë për të ardhmen e afërt do të ishin telefonat që mund t’i mbani në xhep, ata ndoshta do t’ju shikonin sikur të ishit të çmendur. Por është e vërtetë, celularët (dhe rrjetet e të dhënave që janë rritur me to) kanë riformuar në mënyrë drastike formën se si jetojmë në mijëra mënyra të ndryshme.
A mbani mend shpalosjen e hartave konfuze prej letre dhe përpjekjen të gjeni se ku ishit në rrugë? Po kur vristnin trurin tuaj për të menduar emrin e aktorin që luajti një mësues që i ndihmon nxënësit në atë filmin që keni parë? Asnjë nga këta skenarë nuk është më problematik falë kompjuterave të vegjël që janë gjithmonë në duar dhe të gatshëm të na ndihmojnë qoftë me zë si Siri që jepe përgjigje, qoftë me shkrim si kur kërkojmë në Google.
Me një fuqi të madhe vjen një përgjegjësi e madhe, megjithatë, shkencëtarët çdo ditë e më shumë kanë filluar të na paralajmërojnë se kalimi i kaq shumë kohë duke parë telefonat tanë në të vërtetë po i bën disa dëme jetës sonë fizike, sociale, mendore dhe intelektuale: celularët dëmtojnë shikimin, ky fakt vërehet shumë lehtë, me kalimin e kohës ne hasin vështërsi në shikim, nuk shofim mirë nga larg; shpërqendrimet në rrugë (shpesh edhe aksidenti rrugor dhe ju mund të jeni ose jo drejtuesi i automjetit me përdorimit e celularit. Edhe kalimtarët në rrugë rrezikojnë aksidente rrugore pikërisht nga përdorimin i celularit dhe shpërqëndrimi i vëmendjes) ; dhimbje të shpinës dhe duarve. Studimet kanë treguar se celulari njëjtë si PC (kompjuteri) në varësi të pozicionit trupor shkaktojnë dhimbje të shpinës dhe të duarve ; celulari juaj është i stërmbushur me bakterie të cilat i kalojmë në organizmin tonë përmes syve e hundës, etj.
Edhe nëse kaloni më pak se pesë orë në ditë në telefonin tuaj, bëjeni atë kohë më paqësore. Kjo është ajo që unë bëj për t’u siguruar që unë zotëroj telefonin tim dhe jo anasjelltas. Fikni njoftimet në apikacionet që përdorni më shumë, siç janë: Instagrami, Fesjbuku, Tumblr, etj përveç ato që kanë të bëjnë me punën tuaj. Tekefundit, nuk duam të pushohemi nga puna! Në qoftë se interneti nuk ju duhet për punën fikni WiFi-në me butonin “airplane mode “ ai butoni me aeroplanin që u fik internetin. Uleni dritën në telefon, kështu telefoni bëhët më pak tërheqës. Dilni nga shtëpia pa të, dilni për kafe pa e fotogruafur filxhanin e kafesë, dilni për shetitje pa bërë “check in” se ku ndodheni dhe fotografoni pamjen që keni përballë me sy në vend se me telefon. Jo gjitha momentet tona kanë nëvoj të “digjitalizohen”!. Dhe mos të harrojmë se ne jemi në kontroll të kohës sonë në përdorimin e celularit tonë dhe jo anasjelltas. Thuaj ti je nën kontroll! Kaq ishte për sot dhe hiqe celularin nga dora!
Donika Lulgjuraj
