Praktikë e cila do të duhej të ndalohet

Portalet të cilat shumë prej tyre fatkeqësisht nuk plotësojnë as standardet bazë për të qenë produksion i lajmit, janë çdo ditë duke u shtuar në numër por jo dhe në cilësi. Ato në shumicën e rasteve krijohen për interesa të individëve dhe grupimeve të ndryshme të interesit, më së shumti nga politikanë të suksesshëm apo të dështuar të cilët duke mos gjetur hapësirë në media serioze për të promovuar demagogjinë e tyre të pandryshuar nga viti në vit, i përdorin portalet si “armë” të tyre për të komprometuar rivalët e tyre politikë

Toni Ujkaj

Opinioni i gjerë në çdo cep të botës informohet për ngjarje të ditës, për progrese e regrese në shoqëri, për paqe e luftëra si dhe për një mori çështjesh të natyrave nga më të ndryshmet nga një rrjet i gjerë i masmediave. Pra, mediat, qofshin ato të shkruara apo audio- vizuale luajnë rol të pazëvendësueshëm dhe tepër të rëndësishëm në shoqëri, në veçanti për ato shoqëri që aspirojnë të klasifikohen si shtete demokratike, sepse pikërisht liria e medias është njëra ndër kushtet e bazamentit të demokracisë.
Shoqëria njerëzore pa gazetarë dhe media do të ishte gjysmake. Pse? Sepse çdo aktivitet apo iniciativë që ngjanë në shoqërinë njerëzore në cilëndo lëmi, pa ekzistencën dhe punën e punonjësve të medias në tërësi, do të mbeste në errësirë dhe në heshtje totale.
Konsumatorët e produkteve mediatike krahas mediave të njohura dhe serioze, çdo moment dhe çdo ditë, janë të ekspozuar ndaj një rrjeti të pafund të lajmeve që vijnë nga portalet e ndryshme dhe mediat e tjera sociale të cilat po e tejngopin masën me lajme të pafundme të natyrave të ndryshme, të cilat nuk dihet se kush i “prodhon” dhe sa të sakta mund të jenë ato.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “798” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat