Visar i trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore

“Krijime popullore shestanase është një thesar i çmuar i trashëgimisë kulturore, gjuhësore, një begati e konsiderueshme e traditës së një popullate që për fat të keq është shpërndarë gjithandej nëpër botë, është edhe tjetërsuar në një farë mënyre një pjesë e tij”, ka thënë Ali Gjeçbritaj

Ulqin – Qendra e Kulturës, respektivisht Biblioteka e Ulqinit, Shtëpia Botuese “Ulqini” dhe Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi organizuan të premten mbrëma në sallën e mbushut plot të Bibliotekës së Qytetit përurimin e librit “Krijime popullore shestanase”, i përgatitur nga prof. dr. Simë Gjon Dobreci.
Moderatorja e përurimit, Ardita Rama, udhëheqëse e Bibliotekës së Ulqinit, ka thënë se kemi të bëjmë me një përurim pak të pazakontë, pasi që autori është me profesion mjek, kurse libri s’ka të bëjë fare me mjekësinë.
“Vetë prof. dr. Simë Dobreci është një person i pazakontë, një humanist, intelektual i shquar e dijetar i përmasave kombëtare”, ka thënë ajo.
Për librin ka folur mësimdhënësi Ali Gjeçbritaj, i cili e ka vlerësuar atë “visar të trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore”. i. k.

Të fundit

më të lexuarat