Dakordësim për bashkëpunim të ndërsjellë institucional

Plavë – Të mërkurën, më 29 korrik 2026, në Plavë është nënshkruar Memorandumi i bashkëpunimit në mes Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Komunës së Plavës, të cilin e kanë nënshkruar drejtoresha e Agjencisë, Kristina Braletiq dhe sekretari i Sekretariatit për Ekonomi, Zhvillim dhe Financa, Sulejman Deshiq, në emër të Komunës së Plavës.
Me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit, Komuna e Plavës dhe Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit edhe një herë kanë vërtetuar përkushtimin e dyanshëm ndaj fuqizimit, transparencës, përgjegjësisë dhe integritetit në punën e administratës lokale.
Si vazhdim i fushatës nacionale “Mali i Zi pa korrupsion”, ky memorandum paraqet kornizën formale për avancimin e aktiviteteve të përbashkëta në parandalimin e korrupsionit, fuqizimin e standardeve etike dhe aplikimin e praktikave më të mira.
“Vazhdojmë të ndërtojmë administratë lokale të përgjegjshme, moderne dhe të përkushtuar ndaj qytetarëve”, ka deklaruar në fjalën e rastit sekretari Deshiq.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat