Ky akt nuk paraqet asgjë tjetër pos një provokim të nivelit shumë të ultë, bazuar në idetë anti-shqiptare të elitave politike dhe akademike serbe të shekujve të kaluar, të cilat hartuan programe shoviniste për kolonizimin, shpërnguljen dhe shfarosjen e shqiptarëve në tokat e tyre autoktone
Asdren Çelaj
Rastet e diskriminimit kundrejt shqiptarëve nën Mal të Zi nuk kanë të ndalur, janë të përditshme dhe i janë bërë rutinë këtij pushteti!
1.Këto ditë, pikërisht në mëngjesin e 12 Majit papritmas në zemër të fshatit Martinaj (Plavë e Guci) disa persona të deleguar nga Kisha Ortodokse Serbe vijnë që të kryejnë ceremoni e rituale fetare te një objekt inekzistent, objekt apo Kishë e tyre ‘imagjinare’, të mbrojtur nga forca të shumta policore malazeze.
Vijnë në befasi dhe nën masa të rrepta sigurie duke e ditur se janë në vend të gabuar dhe duke e ditur se do të hasin në rezistencë të banorëve shqiptarë!
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “766” të revistës Koha Javore
