Jakup Kombi formoi formacionet e vullnetarëve shqiptarë dhe u zgjodh komandant i tyre, formacione këto që në gjirin e vet mblidhnin shumë vullnetarë shqiptarë
Haxhi Lajçi
Ka pasur persona të njohur nga Sanxhaku që në rastet më kritike të kësaj treve i kanë dalë përherë në ndihmë popullatës së kësaj ane kurdo që ky vend ka qenë në rrezik për jetë dhe ekzistencë. Këtu veçojmë datën 19 gusht 1919 kur figura të njohura të kohës i dërgojnë Memorandum kryetarit të qeverisë së atëhershme, Lubo Davidoviq, të cilin e njoftojnë se çetnikët e Kosta Peqancit, në territorin e Sanxhakut “kanë plaçkitur 194 fshatra dhe kanë vrarë e masakruar 1300 myslimanë”. Më vonë në vitin 1924, malazezët raportojnë për dy masakra në Sanxhak. E para në vendin e quajtur Shahoviqi (sot Tomashevo), në Pavino Pole, në nëntor të vitit 1924, kurse e dyta në territorin e Rozhajës, më 12 dhjetor të po të njëjtit vit.
Gazeta e asaj kohe e Sarajevës, me titull “Pravda”, në numrin e saj të 13-të, të datës 17 janar 1925, rastin e dytë të ndodhur në Rozhajë e quan “Masakra (Therja) e Rozhajës”. Më vonë, njeriu që tërë jetën e vet e shkriu në të mirë të popullit të kësaj ane ishte Mulla Jakup Kardoviq – Kombi.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “753” të revistës Koha Javore