
Teksa jemi të rrethuar nga një mori mjetesh informative, media të shtypura, audio-vizuale e online, informacionet mbi përditshmërinë në të gjitha sferat jetësore, nuk mungojnë.
Informohemi, e dezinformohemi. Lexojmë për ata që meritojnë, e për ata që nuk e meritojnë vëmendjen mediatike. Lexojmë, dëgjojmë e shohim lajme të cilat në gazetarinë profesionale, nuk do të përbënin lajm. Megjithatë, tashmë jemi mësuar edhe kështu, dhe asgjë nuk na bën përshtypje. Syri na është mësuar që të lexojmë gjithçka.
Nëpër artikuj që mbajnë vulën e disa gazetarëve, ose që vetëquhen të tillë, sot lexojmë mbi jetën apo veprimtarinë e x personave të cilët pavarësisht që nuk janë shquar për ndonjë talent, cilësi, virtyt apo zotësi në një fushë të caktuar, prapëseprapë, kjo për disa gazetarë dhe media si duket, nuk prish punë, sepse u japin mjaft hapësirë dhe rëndësi. Dhe jo vetëm atyre, por kujtdo. Madje-madje gati më shumë sesa njerëzve të cilët me veprimtarinë e tyre humane, kulturore, shkencore, artistike, etj, vërtetë e meritojnë t’u kushtohet vëmendje mediatike
Nëpër artikuj që mbajnë vulën e disa gazetarëve, ose që vetëquhen të tillë, sot lexojmë mbi jetën apo veprimtarinë e x personave të cilët pavarësisht që nuk janë shquar për ndonjë talent, cilësi, virtyt apo zotësi në një fushë të caktuar, prapëseprapë, kjo për disa gazetarë dhe media si duket, nuk prish punë, sepse u japin mjaft hapësirë dhe rëndësi. Dhe jo vetëm atyre, por kujtdo. Madje-madje gati më shumë sesa njerëzve të cilët me veprimtarinë e tyre humane, kulturore, shkencore, artistike, etj, vërtetë e meritojnë t’u kushtohet vëmendje mediatike.
Po si mund të shpjegohet kjo? A thua kjo është e vetmja praktikë e punës së këtyre gazetarëve? A veprojnë në këtë mënyrë, sepse nuk njohin rolin dhe misionin e informimit, apo ekziston ndonjë arsye tjetër që i shtyn këta gazetarë t’i thurin lavdi kujtdo, pavarësisht nëse x personi njihet në opinion për ndonjë veprimtari në shoqëri? Këtyre pyetjeve më së miri u japin përgjigje vetë ata gazetarë që nuk e kursejnë lapsin, por shkruajnë e publikojnë çfarëdo që ju shkon ndërmënd.
Gazetarët e prirur mbi këtë lloj stili të punës, do të duhej të vetëdijësohen mbi atë se çfarë përbën interes të përgjithshëm e çfarë jo, sepse vetëm në këtë mënyrë atyre do t’u vlerësohej gjerësisht puna dhe mundi në fushën e gazetarisë. Në të kundërtën, do të mbeten zanatçi të mërzitshëm në lëmin e informimit, dhe si të tillë edhe “gazetarë” monotonë
Dita-ditës po lexojmë gjithçka na del para. Lexojmë edhe mbi tematika të cilat jo vetëm për gazetarë dhe media serioze nuk do të përbënin interes publik, dhe nuk do të tërheqnin vëmendjen e lexuesit, por edhe janë bërë monotone dhe të mërzitshme.
Prandaj, do të ishte e udhës që çdo tematikë që trajtohet në media, të përzgjidhet me shumë kujdes dhe profesionalizëm nga ai i cili e hedh idenë dhe shtjellon një ngjarje. Publiku do që të lexojë lajme të cilat janë në dobi të përgjithshme, dhe jo lajme të cilat iu dedikohen një numri të kufizuar, apo një grupi të interesit.
Gazetarët e prirur mbi këtë lloj stili të punës, do të duhej të vetëdijësohen mbi atë se çfarë përbën interes të përgjithshëm e çfarë jo, sepse vetëm në këtë mënyrë atyre do t’u vlerësohej gjerësisht puna dhe mundi në fushën e gazetarisë. Në të kundërtën, do të mbeten zanatçi të mërzitshëm në lëmin e informimit, dhe si të tillë edhe “gazetarë” monotonë.
