A është Turqia miku i shqiptarëve?!

Si ka mundësi që një pjesë e shqiptarëve ende kanë ngelur në periudhën e Perandorisë Osmane dhe nuk po arrijnë të shkëputen nga ajo kohë. Deshëm apo nuk deshëm ne, Turqia është një fuqi dhe aktor kryesor në skenën ndërkombëtare, por edhe dominuesi kryesor në Ballkan dhe ne nuk kemi fuqi ta ndalojmë. Duhet të kuptojmë se nëse dikush të futë në lojë duhet të dish të luash lojën, përndryshe mbetesh jashtë saj

Haxhi Zeneli

Kemi vërejtur shpeshherë se kur flitet për Turqinë, komentet në rrjetet sociale janë të shumta.
Edhe vizita e fundit e Presidentit të Turqisë Taip Erdogan në Shqipëri, nuk u shpëtoi debateve dhe komenteve të ndryshme në rrjete sociale por edhe mediave elektronike, bile kjo vizitë u përdor edhe për “lojëra” politike deri në maje të shtetit të Shqipërisë. Ç ‘është e vërteta, disa nga këto “lojëra” ishin mjaft banale sa edhe qesharake.
Si ka mundësi që një pjesë e shqiptarëve ende kanë ngelur në periudhën e Perandorisë Osmane dhe nuk po arrijnë të shkëputën nga ajo kohë. Deshëm apo nuk deshëm ne, Turqia është një fuqi dhe aktor kryesor në skenën ndërkombëtare, por edhe dominuesi kryesor në Ballkan dhe ne nuk kemi fuqi ta ndalojmë.

Në politikë nuk ka vëllazëri apo emocione, përkundrazi në politikë ka vetëm interes. Politika është arti që ruan dhe siguron qëllimet dhe interesat kombëtare duke përdorur kontrollin mbi kombet e tjera, ku çdo komb përpiqet të ruaj dhe të sigurojë interesat e veta, qofshin ato në paqe apo në konflikte me të tjerët. Ata të cilët nuk e kuptojnë këtë janë humbës


Por ne mund të bëjmë një gjë në këto kohëra destabilizuese që po krijon Rusia duke përdor këtu edhe Serbinë për të avancuar në Ballkan. Mendojë se është më se e nevojshme të kemi rreth nesh sa më shumë miq, duke përfshire këtu patjetër edhe Turqinë.
Ka ardhur koha që të tregojmë pjekuri kombëtare dhe mos të merremi me politika të rrugicave dhe të kafeneve. Ne nuk jemi aq naiv që mos të kuptojmë politikën e Erdoganit për Ballkanin. Duhet të kuptojmë se nëse dikush të futë në lojë duhesh të dish të luash lojën, përndryshe mbetesh jashtë sajë.
Në politikë nuk ka vëllazëri apo emocione, përkundrazi në politikë ka vetëm interes. Politika është arti që ruan dhe siguron qëllimet dhe interesat kombëtare, duke përdorur kontrollin mbi kombet e tjera, ku çdo komb përpiqet të ruajë dhe të sigurojë interesat e veta, qofshin ato në paqe apo në konflikte me të tjerët. Ata të cilët nuk e kuptojnë këtë janë humbës.
Erdoani shpesh herë sillet si diktator duke e çuar ndoshta Turqinë drejtë një shteti autokrat, por kjo nuk duhet të na shqetësojë ne shqiptarëve.
Andaj, për shqiptarët në këtë rast nuk do ishte e këshillueshme që t’i vendosin të “gjitha vezët në një shportë, por për siguri të tyre, vezët të ndahen në disa shporta”!.(pra marrëdhënie me shumë aleat).
Ndihma e shtetit turk që i dha Shqipërisë është për tu falënderuar, por në anën tjetër duhet kuptuat lojën dhe qëllimin: se askush nuk të jep diçka pa përfituar!. Erdogani në mes të parlamentit shqiptar publikisht kërkojë që Shqipëria ti përgjigjet menjëherë ndihmës së Turqisë duke na kujtuar proverbin popullor mbi lopës që “të jep qumështin dhe në fund e shkelmon kovën”.

Ndihma e shtetit turk që i dha Shqipërisë është për t’u falënderuar, por në anën tjetër duhet kuptuar lojën dhe qëllimin: se askush nuk të jep diçka pa përfituar!. Erdogani në mes të parlamentit shqiptar publikisht kërkoi që Shqipëria t’i përgjigjet menjëherë ndihmës së Turqisë, duke na kujtuar proverbin popullor mbi lopën që “të jep qumështin dhe në fund e shkelmon kovën”


Edhe termat “vëllezërit shqiptarë” janë lojëra politike të joshjes që përdor Erdogani. Turqia duhet të mendoje ndryshe për shqiptaret! duhet t’i trajtojë ata si aleatë. Nuk ka nevojë t’i trajtojë si vëllezër të një feje apo si islamistë, pasi kjo merr një konotacion tjetër. Tani dihet se kush janë shqiptarët dhe kush janë turqit. Shqiptarët përbëhen nga tri konfesione, ku e tërë bota mund të mësojë nga ata se si duhet të r respektohen besimet fetare.
Është e pamohueshme se marrëdhëniet e këtyre dy vendeve historikisht kanë qenë të mira, bile edhe në kohën e monizmit dhe mendojë se në shumicën e rasteve Turqia ka shprehur gatishmëri për ti ndihmuar shqiptarët sa herë që kanë kërkuar ata, Kjo duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen deri sa nuk cenohen interesat kombëtare të njëri tjetrit si aleat të vërtetë. Sepse tek e fundit, dihet vendi i shqiptarëve, ata i takojnë Evropës dhe asnjë kontinenti tjetër.

Të fundit

më të lexuarat