Ruzhdi Karamanaga

(1943-2023)

Gani Karamanaga

Më 10 nëntor ndërroi jetë Ruzhdi Karamanaga. Ishte i lindur në vitin 1943. Kohë lufte. Okupatori Gjerman kishte ardhur pas largimit të Italisë.
Shkollën fillore e filloi në gjuhën shqipe. Në vitin 1956 u mbyllën shkollat shqipe në Ulqin. Ruzhdiu në klasën e shtatë doli të mësojë në gjuhën serbo-kroate.
I kujtohej:
“Para se të mbyllen shkollat në gjuhën shqipe më kujtohen shkrimet-parullat me ngjyrë të verdhë në murin e shtëpisë të Vuko Jovoviqit afër shkolle:

  • Nuk na lypen shkollat shqip,
  • nuk nevojiten shkollat shqipe.
  • Këto parulla ishin të shkruar nga njerëzit tonë të shitur”.
  • Syneti i jonë
  • Ne ishim katër vëllezër dhe dy motra. Si sot më bie ndërmend syneti ynë
  • Ne të katërt djemtë kemi qenë në një krevat të madh, të cilin e kishte sjellë babai nga një sefer me barkë. Shyqyri – Çyli dhe Ruzhdiu kanë qenë përpara, prej detit, kurse Ismeti – Meti edhe unë, në anë të krevatit, prej dere të dhomës.
  • Oda jonë e madhe në Kala, prej detit ka dy dritare prej bahçes, e cila shikon në Lima. Vëllait të madh, Çylit, i kujtohen se ne na kanë ardhur 8 desh për synet, prej të afërmve tonë. Një javë është bërë dyzen e aheng, janë prerë gjashtë desh, dy tjerët i ka çuar babai në Zogaj, te Omer Koleni. Më ka mbetur në kujtim: muzika me qemale (violinë), dajre dhe gëzimi dhe shyhreti i madh.
  • Shkollimi dhe punësimi
    Ruzhdiu vazhdoi prej vitit 1958 shkollimin në Shkollën Pedagogjike për mësuesi në Nikshiq. Ishte gjeneratë me Fadil Kromën, Agim Qiqrin, Ibrahim Ibroçin, Alekksandar-Aco Janinoviqin.
    Punën si mësues e filloi në fshatin Salç dhe Kollomëz. Shkurt ka punuar edhe në shkollën fillore në Ulqin. Në Salç ose në Kollomzë shkonte këmbë, më vonë me biçikletë.
    Ruzhdiu u njoh gjatë verës me prof. Milan Mazi, dekanin e Shkollës së Lartë për Turizëm, Komercial dhe Ekonomi në Beograd. Regjistrohet si student i rregullt dhe diplomon në afat për dy vjet.
    Fillimisht kryetari i Komunës së Ulqinit Fadil Taipi e ftoi të punojë si referent për turizëm. Mandej vazhdon disa vjet në hotelin Albatros.
    Karriera e tij si punonjës në turizmin modern të Ulqinit vazhdoi në sipërmarrjen e hotelerisë në Ulqin. Ishte drejtori i parë i të porsahapurit hotel “Olympic”. Ka pasur vetëm 30 vjet.
    Afirmimin e plotë e ka pasur si drejtor në kompleksin nudist hotelierik “Ada”. Ishte drejtori financiar.
    Një ndër themeluesit e këtij kompleksi. Ideori i ndërtimit të urës në Lumin Buna.
    Kontributi i tij ishte edhe ndërtimi i komplekseve hotelierike në Kala pas tërmetit: Pallata e Ballshajve dhe Pallata e Venedikut. Para daljes në pension ishte drejtori i këtyre objekteve turistike hotelierike.
    Ruzhdi Karamanaga i takon punonjësve të parë të turizmit modern. Më përpara ishin: Ljubo Brnoviq, Maliq Sulejmani, Boshko Zhivanoviq, Avdo Ramusoviq Mandej vijnë: MIshko Miroviq, Safet Divanoviq, Ali Peshku, Ruzhdi Karamanaga, Xhevdet Xho Abazoviq, Njazi Resulbegoviq, Qazim Quk, Riza Myrtoja, Bilal Pulti, Sabri Selita, Mehmed Meho Ceka, Osman Cungu, Osman Shaboviq, Ismet Kaleziqi. Ali Zhygjeli, Ali Kasneci, Nazif-Nazo Fici, Halil Canka, Mahmut dhe Axhija Metanoviq, Kabil Karamanaga ..
  • Tërmeti më 15.4.1979
  • Rezistenca dhe fitorja
  • Tri ditë pas tërmetit, në hotelin “Bellevue” në Zall, u organizua një tubim me banorët e Kalasë. Udhëheqësia e Komunës së Ulqinit, në krye me Marko Kallugjeroviqin, kishte marrë vendimin që të mos lejohej jeta në Kala.
  • Kalalive u premtuan nga një shumë të hollave, për ndërtimin e shtëpive jashtë Kalaje. Propozuan lokalitetin e Limanit, në afërsi të Çinarit të Vjetër. Por, banorët e Kalasë nuk u pajtuan më këtë vendim. Një pjesë e madhe kundërshtoi, një pjesë e vogël ishte indiferente.
  • Në Kala atëherë nuk ka pasur as drita as ujë.
  • Pushteti deshi edhe ta mbyllte Kalanë me derë hekurit, te Porta e madhe dhe te Jallia. Shërbimi i “Elektrodistribucionit” i preu edhe shtyllat për elektrikë, brenda Kalaje.
  • Kryetari i Malit të Zi, Veljko Millatoviq, pati mirëkuptim për banorët e Kalasë.
  • Së shpejti për të jetuar u kthyen Ismail Bushati dhe Jakup Nimanbegu.
  • Këta e instaluan gjeneratorin për rrymë elektrike dhe e rifilluan jetën në shtëpitë e tyre. Pak më vonë këtyre iu bashkëngjitet edhe Ruzhdi Karamanaga, i cili, gjithashtu, u kthye në shtëpi në Kala.
    Kalalitë e mbrojtën Kalanë. Nuk lejuan që të mbyllen portat e saja.
    Jeta shoqërore-sportive
    Ruzhdi ishte aktivist në jetën shoqërore, politike në rininë e Ulqinit. Anëtar i klubit për volejboll i cili luante në Ligën republikane, anëtar i folklorit në “Dasmën e Ulqinit”.
    Në Nikshiq ka luajtur futboll për ekipin e të rinjve në klubin “Sutjeska”.
    Ka qenë edhe delegate në Kuvendin e Ulqinit pas plularzmit. Një herë ka thënë:
    “Në rast se doni të shihni si ndërtohet një qytet i ri, duhet të shkoni në Tivar. Për zhvillimin e turizmit duhet të shkohet pak më larg, deri në Dubrovnik!
    Ka qenë edhe patriot.
    Në vitet e nëntëdhjeta filluan për të ardhur malazezët prej Vrake nga Shqipëria në Mal të Zi. Dikush nga udhëheqësia e Malit të Zi thoshte:
    “ Ata shqiptarë që mendojnë se nuk e kanë mirë këtu , mund të ikin…”
    Ruzhdiu atëherë i revoltuar ka thënë:
    “Askush ne nuk mund të na largojë prej këtu, ne jemi në tokat e gjyshërve e stërgjyshërve..”
    Ruzhdi Karamanaga e ka ditur shkëlqyer gjuhën frënge, ka folur edhe gjermanishten, italishten, anglishten, çekishten.
    Familjes së tij të ngushtë si edhe ne tjerëve do të na mungojnë shumë.
    Ruzhdi ishte krenaria e jonë.

Të fundit

më të lexuarat