Hundëzakët kanë një gjuhë që flitet por nuk shkruhet e që quhet gjuha “Burrërisht”, e sipas studiuesve dhe të dhënave të tjera ata përdorin shumë fjalë e fjali që në përkthim përdoren edhe në gjuhën tonë: “Shtrij këmbët sa ke jorganin”, “dhelpra e quan rrushin të thartë atëherë kur nuk e arrin dot”, “burrëri”, “ i mirë” e fjalë të tjera…
Hundëzakët janë një popull me prejardhje ilire, ata që nga kohë të lashta, atëherë kur u prini Aleksandri i Madh, u shpërngulën në Hundëz.
Këta u vendosën në kufirin mes Pakistanit dhe Indisë, në një vend i cili si territor ka formën e hundës dhe nga vetë vendi ata morën edhe pseudonimin “hundëzakë”.
Po pse këta quhen hundëzakë dhe jo ilir apo shqiptarë ?
Pyetje të cilës shumë e shumë studiues nuk i japin përgjigje, për arsye se as vetë hundëzakët nuk e dinë se nga e si kishin ardhur. Ata janë një popull me 50 apo 60 mijë banorë. Sh. Ujkaj
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “834” të revistës Koha Javore
