Në lojën e personazheve të ngjarjes, tipizimi i karaktereve është boshti i një romani dhe këtë Antoni e ka arritur me mendjen e tij të mprehtë, me penën e tij të talentuar dhe me armën e guximit, për t’u përballur në këtë betejë që lidh kohët me kohen në tempullin e rrëfimit. Vërtet, romani i tij është një vaskë e pagëzimit të fjalës ne trevën prej nga vjen, atë të Malësisë legjendare në dheun e Atit dhe fenë të parëve.
“Por si do të bëheshin çlirimtarë te Sionit!? Duke ndërtuar tempujt e tyre, duke ngritur vaskat e pagëzimit dhe duke marrë të gjitha ordinancat … në emër të të gjithë të parëve të tyre që kanë vdekur.”
Pagëzimet në lumë u ndërprenë, kur Profeti njoftoi:
“Nuk do të ketë më pagëzime për të vdekurit, derisa ordinanca të mund të kryhet në Shtëpinë e Zotit. … Sepse kështu thotë Zoti!” Shenjtorët filluan të ndërtojnë me shpejtësi një vaskë pagëzimi të përkohshme prej druri në bazamentin e sapogërmuar të Tempullit. Vaska e ndërtuar me pishë mbështetej mbi shpinat e 12 qeve të drunjtë.
Nata e Sionit është e përbashkët me natën e okupimit shqiptar. Si mund te bëhemi çlirimtarë të natës së gjatë në shpinë të pesë shekujve?! Vetëm duke grisur perden e zezë të saj, për t’i dhënë udhë rrezeve të dritës, të ndriçojnë e të dëshmojnë para zotit që nuk na harroi. Bibla u përkthye ne Malësi, Ungjilli jeton aty, gurët e rëndë, ku deri dje kanë mbajtur padrejtësisht mbi fytyrën e tyre të bardhë çerdhe korbash me gjak krimi mbi malësorin dhe mbi shqiptarin në trojet e veta, në kullë të vet dhe në vatrën e zakonit. Libra shkruan meshtarët, prelatë te ungjillit dhe lirisë së fjalës, kanë nisur të shkruajnë, qe pema e plogështisë të shkundet nga frutat e kalbura . Malësia po flet me zërin e saj. Ky zë na vjen edhe këtu në Amerikë. Ka kohë që na ka ardhur nëpërmjet Fran Camajt me romanet e tij. Pra Dr. Antoni me veprën e tij na tregon se si mund të bëhemi dëshmues dhe çlirimtarë të natës tonë. Këta dy romancierë si të vetmit malësorë kane hyre denjësisht ne kulturën kombëtare shqiptare, duke qene pena e nderit te Malësisë dhe të shqiptarisë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “817” të revistës Koha Javore

