Shqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë andaj edhe në cilindo vend që të ndalosh në këtë shtet, hasë në gjurmë shqipe
Pranvera e vitit 2018 ka filluar me ditë shumë të nxehta andaj edhe vizita e vendeve të ndryshme kulture- historike paraqet një pikë interesi shumë të madhe për çdokënd që i intereson kjo lëmi. Këtë fundjavë (05 maj 2018), së bashku me Sami Flamurin dhe Gëzim Mavriqin vendosëm që të vazhdojmë hulumtimet tona, por kësaj radhe na u bashkëngjit edhe djali im i madh Indriti. Preferencat janë të shumta. Shqiptarët në Mal të Zi janë autoktonë andaj edhe në cilindo vend që të ndalosh në këtë shtet, hasë në gjurmë shqipe. Parashikimet e motit nuk ishin shumë premtuese për këtë fundjavë, andaj vendosa të planifikoj dy rrugë: njëra nëse është mot i mirë dhe me diell, kurse tjetra nëse ndodh që moti është i lig dhe me shi. Parashikimet e motit ishin të sakta. Fundjavë me shi. Andaj, ne vendosëm që të marrim rrugën e dytë e që duhej vizituar këto vende: Vuksanlekaj (Tuz, varret misterioze malësore) – Duklë (Podgoricë, qyteti antik ku ka lindur Diokleciani) – Rotec (Tivar, Manastiri benediktin i shek. IX). Këtij rrugëtimi i kisha përgatitur edhe një destinacion e që përbënte befasi për të gjithë e ajo ishte Homazhi në Urën e Ribnicës në Podgoricë, vendi ku i ishte ngritur kurthi dhe kishin vrarë bacën Isë Boletini.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “814” të revistës Koha Javore

