Për shumë vite disa nga këngëtarët që kanë bërë emra, edhe ata gjatë këtyre viteve nga presioni i ka pushtuar kjo dukuri duke rënë viktimë e kësaj subkulture, dhe ndoshta pa dëshirën e tyre u janë bashkëngjitur të ashtuquajturve “këngëtarë të tallavave”. Ndoshta e gjithë kjo nga frika se do të kenë humbje në të ardhurat ekonomike, që ka qenë i vetmi burim i tyre. Dhe kështu që këta të gjithë së bashku i “kontribuonin” artit tonë kombëtar, me këto këngë
Haxhi Zeneli
Janë mbushur shumë vite që këngët dhe vallet e shundit kanë pushtuar dasmat dhe ekranet tona, megjithëse nganjëherë na kthehet shpresa kohëve të fundit kurë shohim një dritë të zbehtë në fund të tunelit, por ende ka mjaft punë për të bërë, kur është fjala tek arti i këngës së mirëfilltë shqiptare. Për shumë vite disa nga këngëtarët që kanë bërë emra, edhe ata gjatë këtyre viteve nga presioni i ka pushtuar kjo dukuri, duke rënë viktimë e kësaj subkulture, dhe ndoshta pa dëshirën e tyre u janë bashkëngjitur të ashtuquajturve “këngëtarë të tallavave”. Ndoshta e gjithë kjo nga frika se do të kenë humbje në të ardhurat ekonomike, që ka qenë i vetmi burim i tyre. Dhe kështu që këta të gjithë së bashku i “kontribuonin” artit tonë kombëtar, me këto këngë. Por në të vërtetë kontributi i tyre ishte vetëm në njollosjen dhe ngecjen e artit tonë, që këta pseudo-këngëtarë i kanë uzurpuar skenat me dekada, dhe për “fat” disa nga mediat televizive i kanë ndihmuar duke llogaritur një fitim në një shikueshmëri më të gjerë.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “751” të revistës Koha Javore
