Qyteti avancon me investime, ndërsa jeton me mbamëndje

Pjesëmarrësit në përurim kanë theksuar se monografia paraqet ndërmarrje të rëndësishme kulturore dhe kërkimore, në veçanti duke pasur parasysh faktin që Plava deri më tani nuk ka pasur botim të këtillë të tërësishëm monografik. Është theksuar se libri ka karakter pionier dhe se paraqet themelin për hulumtime të ardhshme, plotësime dhe botime të reja kushtuar Plavës dhe hapësirës së saj më të gjerë

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e boronicës”, më 27 korrik 2026, në nënqiellin e hapur të ambientit të bukur mu pranë liqenit të Plavës, në praninë e më se 250 aderuesish të fjalës së shkruar, është mbajtur përurimi i librit monografik “Plav – grad na jezeru” (Plava – qytet në liqe), kushtuar Plavës, hapësirës së saj natyrore, zhvillimit historik, trashëgimisë kulturore-shpirtërore, demografisë, jetës shoqërore, sportit, identitetit dhe mbamendjes kolektive.
Botues i monografisë është Komuna e Plavës, ndërsa libri është rezultat i punës shumëmujore hulumtuese autoriale dhe redaktuese.
Në ideimin dhe hartimin e saj janë shfrytëzuar dokumente arkivore, literaturë shkencore e profesionale, defterë osmanë, regjistra banorësh, fotografi, arkiva familjare, thënie gojore dhe material tjetër i rëndësishëm për të kuptuar të kaluarën dhe trashëgiminë e Plavës.
Mbi rëndësinë e monografisë kanë folur kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, Prof. Dr. Sait Shabotiq, si dhe anëtarët e Këshillit redaktues, Mr. Afan Llatiq, Mr. Muhamed Cecunjanin dhe Boban Rexhepagiq.
Pjesëmarrësit në përurim kanë theksuar se monografia paraqet ndërmarrje të rëndësishme kulturore dhe kërkimore, në veçanti duke pasur parasysh faktin që Plava deri më tani nuk ka pasur botim të këtillë të tërësishëm monografik. Është theksuar se libri ka karakter pionier dhe se paraqet themelin për hulumtime të ardhshme, plotësime dhe botime të reja kushtuar Plavës dhe hapësirës së saj më të gjerë.
Monografia është e koncipuar përmes shtatë tërësive tematike, të cilat përfshijnë kornizën gjeografike-natyrore të Plavës, pasqyrzën historike, trashëgiminë kulturore-shpirtërore, proceset demografike dhe shoqërore, identitetin dhe mbamëndjen kolektive, sportin dhe kulturën fizike, si dhe lëndët arkivore dhe fotografike.
Ky është libër i cili u takon të gjithë Plavianëve, atyre të cilët jetojnë në Plavë, Plavianëve anekënd botës e në veçanti gjeneratave të cilat vijnë dhe të cilët nëpër faqet e tij do të njohin rrënjët e veta, njerëzit dhe kohën që kanë formësuar identitetin dhe të kaluarën e tyre.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat