Kalimera

Në dekadën e tetë të shekullit të njëzetë, Ndërmarrja Hoteliere-Turistike ndërtoi në mes të Port Milenës një restorant prej druri, të cilin e emërtuan “Kalimera”, pikërisht sipas këtij mjeti të vjetër dhe karakteristik të peshkimit. Restoranti ka pasur pamje interesante, ekzotike aziatike. Prej bregut, përmes urës së drurit është ecur deri në hyrjen e restorantit. Pjesa brenda ka qenë e bukur. Në mbrëmje ka pasur edhe muzikë. Ishte një vend mahnitës për të pushuar

Peshkimi me kalimera është shumë i vjetër në Ulqin. Aty ku uji (deti) është i pastër, mund të peshkohet në këtë mënyrë. Kalimerat gjenden në lumin Buna, Portë Milenë dhe te kepi i Gjeranave, në fillim të Plazhit të Madh.
Duke pirë kafe te Burimi, Sulejman Peshku – Daluku tha: “Para më tepër se 100 vjetëve në Ulqin jetonte nji italian i martum për nji ulqinake. Kam ni se ai ka fillu i pari me xan peshk me kalimere”.
Një ditë më vonë isha me shokun tim, shkrimtarin Asllan Bisha. Në bisedë e sipër, folëm edhe për kalimerën dhe i tregova për historinë e mësipërme që kisha dëgjuar. Përveçse është shkrimtar, Asllani është edhe peshkatar shumë i njohur.
“Nuk pajtohem me atë mendim se ky lloj peshkimi me kalimerë ka filluar prej këtij italianit. Në Ulqin peshkimi ka histori më të vjetër”, më tha.
Kontaktova Sami Misherin. Ai është jurist në pension, autor i dy librave për Ulqinin, ku në mënyrë të veçantë përmendet mënyra e peshkimit. Ai ma dërgoi tekstin, ku bëhet fjalë për pjesët e kalimerës:
Sofa – shtylla kryesore vertikale e ngulur në ujë;
Mikali – druri i gjatë i vendosur në sofë;
Kryqi – është i vendosur në mikal e në kryq lidhen thuprat;
Thuprat – nga krahët ku kapet kariqi:
Kariqi – është rrjeta që me mikal lëshohet në ujë;
Kur çohet mikali, në qoftë se ka peshk bishti i mikalit vendoset te dërrasat ku qëndron kalimera dhe mikali rri në kërrabë derisa peshkatari e merr peshkun.
Karruba – me rrjetë e me bisht të gjatë përdoret për të marrë peshkun prej kariqit.
Në dërrasa të vendosura në shtylla mund të ndërtohet kasollja e mbuluar me kashtë, ku strehohet peshkatari.
Kalimera është mënyrë shumë e lashtë e peshkimit. Supozohet se emri rrjedh prej fjalëve shqipe “në kalim merre”.

Restoranti “Kalimera” në Port Milenë
Në dekadën e tetë të shekullit të njëzetë, Ndërmarrja Hoteliere-Turistike ndërtoi në mes të Port Milenës një restorant prej druri, të cilin e emërtuan “Kalimera”, pikërisht sipas këtij mjeti të vjetër dhe karakteristik të peshkimit. Restoranti ka pasur pamje interesante, ekzotike aziatike. Prej bregut, përmes urës së drurit është ecur deri në hyrjen e restorantit. Pjesa brenda ka qenë e bukur. Në mbrëmje ka pasur edhe muzikë. Ishte një vend mahnitës për të pushuar.
Pas dy dekadave, diku në vitin 1991, restoranti “Kalimera” u dogj. Nuk e di pse, por për këtë gjë është folur shumë pak! Kështu, “Kalimera” e dikurshme mbeti vetëm në kujtimet tona dhe në fotografitë e vjetra.

Të fundit

më të lexuarat