Bisedohet mbimundësitë eavancimit tëbashkëpunimitmidis Qeverisëdhe komunave

Në mjediset e godinës së kryeqytetit Podgoricë, të martën, më 9 qershor 2026, disa kryetarë të komunave të Malit të Zi, ndër të cilët edhe ata të komunave të Ulqinit, Plavës dhe Gucisë, Genci Nimanbegu, Nihad Canoviq dhe Sanell Baliq, kanë biseduar me raportuesin e Parlamentit Evropian, Marjan Sharec, mbi vështirësitë kyçe me të cilat ballafaqohen bashkësitë lokale, si dhe për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe Qeverisë së Malit të Zi, në realizimin e projekteve zhvillimore.
Gjatë takimit të palëve janë shqyrtuar çështjet me rëndësi për zhvillim të barabartë rajonal, avancim të infrastrukturës, fuqizimit të kapaciteteve lokale dhe zbatimit më efikas të projekteve në interes për bashkësitë lokale.
Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në takimin me raportuesin Sharec ka theksuar se integrimet evropiane nuk janë temë abstrakte
“Ato ndikojnë drejtpërdrejt në përditshmërinë e qytetarëve tanë. Për këtë edhe kam theksuar që vetëqeverisjet lokale duhet të jenë të forta, financiarisht stabile dhe autonome. Vështirësitë që komunave u krijojnë zgjidhjet e centralizuara, duke filluar prej ligjeve mbi pyjet, planifikimit dhe detyrimeve financiare të cilat e ngarkojnë dhe e rëndojnë buxhetin. Po ashtu, qartë ua kam bërë me dije se nuk do të pajtohemi me centralizimin i cili ngulfat autonominë lokale”, ka thënë ai.
Në fjalën e tij, raportuesi Marjan Sharec ka theksuar rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm të Qeverisë së Malit të Zi me përfaqësuesit e vetëqeverisjeve lokale, duke theksuar se vetëm përmes marrëdhënieve të partneritetit dhe komunikimit të hapur, nevojat e qytetarëve mund t’i njohin në mënyrë adekuate dhe të ndërtojnë politikat zhvillimore.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat