
Serbia dhe serbët kanë kryer në të kaluarën shumë krime gjatë luftrave të tyre pushtuese kundër popujve të ndryshëm me të cilët kanë jetuar në fqinjësi, sidomos ndaj shqiptarëve. Por ato shpesh kanë mbetur të padokumentuara sa duhet, falë edhe faktit se teknologjia e informacionit në atë periudhë nuk ka qenë e zhvilluar siç është sot. Mohimi dhe fshehja e gjurmëve të krimeve ka qenë pjesë përbërëse e politikës zyrtare serbe, kurse historiografia propagandistike serbe ka investuar dhe ndihmuar shumë në këtë përpjekje.
Deklarata e Leposaviqit nuk përbën diçka të re, pasi që është në linjën e politikës zyrtare serbe dhe ashtu si ai mendojnë shumica e serbëve, për të mos thënë të gjithë. Ai është pjellë e nacional-shovinizmit serb dhe ka shfaqur fytyrën e vet të vërtetë. Nuk mund të presësh gjë tjetër nga ish-avokati i Kishës Ortodokse Serbe, e cila i ka helmuar “besimtarët e vet” me urrejtjen patologjike kundër të gjithë popujve të tjerë në ish-Jugosllavi
Edhe në luftrat në ish-Jugosllavi gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, forcat ushtarake e paramilitare serbe kanë kryer me dhjetëra e qindra krime e masakra kundër njerëzimit në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, Malin e Zi etj., të njohura botërisht. Gjenocidi i kryer në Srebrenicë, me ç’rast janë vrarë rreth 7.000 mijë myslimanë të larguar pas rrethimit dhe rënies së Srebrencisës në duart e serbëve, është sinonim i të gjitha krimeve që janë kryer nga serbët në ish-Jugosllavi gjatë luftrave të fundit. Ky gjenocid është njohur dhe dënuar nga të gjitha institucionet dhe organizmat më të rëndësishme evropiane dhe botërore, përfshirë edhe Tribunalin e Hagës. Mosndëshkimi i këtij gjenocidi në kohën dhe mënyrën e duhur iu shërbeu serbëve për krimet dhe masakrat që janë kryer më pas në Kosovë, gjatë luftës së viteve 1998-1999, si ato në Reçak, Izbicë, Drenicë, Krushën e Madhe, Krushën e Vogël, Rezallë etj.
Mali i Zi e ka pranuar gjenocidin e kryer ndaj viktimave të pafajshme në Srebrenicë, ndërsa Serbia vazhdon ta mohojë atë. Prandaj deklarata e paradokohshme e ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të Malit të Zi, Vlladimir Leposaviq, i cili në Kuvendin e Malit të Zi ka mohuar gjenocidin në Srebrenicë, duke thënë se do të jetë i gatshëm ta pranojë atë “kur kjo të konfirmohet pa dyshim”, ka ngjallur reagime të shumta.
Shkarkimi i Leposaviqit është gjëja më e vogël që duhet të bëhet, sepse një ministër i tillë është i padenjë për pozitën që mban. Është fyese dhe poshtëruese që në krye të Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të qëndrojë njeriu që mohon gjenocidin në Srebrenicë. Si mund t’i besojnë një ministri të tillë pjesëtarët e pakicave në Malin e Zi?!
Në fakt, deklarata e Leposaviqit, i cili është serb me kombësi, nuk përbën diçka të re, pasi që është në linjën e politikës zyrtare serbe dhe ashtu si ai mendojnë shumica e serbëve, për të mos thënë të gjithë. Ai është pjellë e nacional-shovinizmit serb dhe ka shfaqur fytyrën e vet të vërtetë. Nuk mund të presësh gjë tjetër nga ish-avokati i Kishës Ortodokse Serbe, e cila i ka helmuar “besimtarët e vet” me urrejtjen patologjike kundër të gjithe popujve të tjerë në ish-Jugosllavi. vecmas kundër shqiptarëve. Gabimi i tij i vetëm është fakti se Leposaviqi ka harruar që tashmë nuk flet si individ, por si ministër, për më tepër si ministër i Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave.
Mospranimi dhe mohimi i gjenocidit në Srebrenicë është gjenocid i ri dhe vrasje e dytë që iu bëhet viktimave dhe familjarëve e të afërmve të tyre, por edhe popullit boshnjak në përgjithësi. Përpos tjerash, e keqja është se mohimi i gjenocidit shërben si nxitje dhe frymëzim për gjenocide të reja në të ardhmen.
Prandaj shkarkimi i Leposaviqit është gjëja më e vogël që duhet të bëhet, sepse një ministër i tillë është i padenjë për pozitën që mban. Është fyese dhe poshtëruese që në krye të Ministrisë së Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave të qëndrojë njeriu i cili mohon gjenocidin në Srebrenicë. Si mund t’i besojnë një ministri të tillë pjesëtarët e pakicave në Malin e Zi?!