Të përkushtohemi ta lartësojmë imazhin tonë në shoqëri

Toni Ujkaj

Në jetën tonë të përditshme, jo rrallëherë na ndodhë të dëgjojmë që dikë ta quajnë të kulturuar; njeriu me kulturë të gjerë, është i kulturuar dhe rrezaton kulturë gjithandej. Që të të çmojnë si njeri të kulturuar dhe me edukatë është diçka që të gëzon pamasë dhe tingëllon këndshëm, mirëpo nga ana tjetër, është mjaft sfiduese, sepse të arrish që të të quajnë të kulturuar dhe të edukuar, një individit i duhet vepruar pareshtur në atë drejtim. Të impenjohet çdo ditë, çdo muaj dhe çdo vit. Ai duhet të krijojë edukatën e duhur dhe nivelin kulturor që ta quajnë të tillë. Përkundrazi, asgjë nuk mund të bie nga qielli, asgjë nuk përfitohet brenda natës dhe asgjë nuk vjen dhuratë pa ia bërë mundin.
Nga përceptimi im, kultura e një personi në tërësi e ka zanafillën që nga shtëpia, nga prindërit dhe rrethi familjar. Nëse nga aty jemi të edukuar mirë, ne do t’ia shtrojmë vetes një bazament të mirë që më vonë në moshën madhore të bëhemi njerëz të kulturuar, me njohuri të reja të cilat mund t’i kanalizojmë nëpërmjet shkollimit fillor, të mesëm edhe atij superior.

Edukata dhe kultura duhen shikuar si gurthemeli i orientimit të një individi në rrugën e drejtë, në rrugën e duhur, në rrugën e mirëqenies dhe të prosperitetit. Në rast të kundërt, një individ i cili rrezikon të devijojë nga kjo rrugë dhe të humbasë busullën e orientimit, mund të përfundojë kështu i përfshirë në dukuri negative siç mund të jetë alkoolizmi, bixhozi, përdorimi i lëndëve narkotike, prostitucioni, vrasjet si dhe veprimtari të tjera të zymta të cilat e kalbin, e degradojnë dhe e fundosin një shoqëri. Mungesa e edukatës dhe e kulturës prodhon atë që quhet injorancë dhe për këtë të fundit vlen të potecohet një shprehje popullore që thotë se “injoranca është burimi i të gjitha të këqijave“

Nëse vështrojmë mënyrën e të komunikuarit të një personi në raport me të tjerët, përfshirë gjestet verbale dhe joverbale, qasjen e tij përballë të tjerëve dhe sjelljen e tij në një shoqëri, dhe nëse këtë person nuk e karakterizon edukata dhe kultura, atëherë ndoshta duhet të “fajësojmë” fillimisht prindërit të cilët nuk i kanë edukuar fëmijët e tyre më së miri, nuk ua kanë transmetuar edukatën e duhur e cila është çelësi i civilizimit dhe i së ardhmes prosperuese.
Në deficit të cilësive të duhura edukuese, një person i tillë padyshim që do të jetë i predispozuar që edhe më vonë gjatë jetës së tij, të mos i kushtojë vëmendje dhe kujdes edukatës dhe kulturës së sjelljes, të komunikimit dhe të socializimit në tërësi. Në këtë pikëpamje është njerëzore, e shenjtë dhe morale, që secili prind, edukator apo mësues, t’u përçojë fëmijëve në mënyrën më të mirë të mundshme njohuritë dhe edukatën përmes librave dhe angazhimit serioz të bashkëpunimit me fëmijët, me rekomandime konstruktive. Nëse veprojmë në këtë mënyrë, rezultatet pozitive do të jenë evidente, sepse tek fëmijët do të rrënjoset një rregull, një standart i të jetuarit në çdo segment të jetës dhe nga kjo rregullore ai më pas nuk do të mund të shkëputet lehtë por do të bashkëjetojë me të në bashkësi me të tjerët.

Është me rëndësi jetike që secili person të jetë i orientuar drejt dukurive pozitive, drejt veprimtarive që do ta lartësojnë figurën e tij në shoqëri, që me punën dhe mundin e tij do të jetë model dhe udhërrëfyes për pjesëtarë të tjerë të shoqërisë. Vetëm me edukatë dhe kulturë do të jemi njerëz me virtyte të larta morale dhe njerëzore e kur të jemi të tillë nuk kemi pse ta vendosim në pikëpyetje emancipimin . evoluimin dhe integrimin tonë në shoqëri civilizuese

Edukata dhe kultura duhen shikuar si gurthemeli i orientimit të një individi në rrugën e drejtë, në rrugën e duhur, në rrugën e mirëqenies dhe të prosperitetit. Në rast të kundërt, një individ i cili rrezikon të devijojë nga kjo rrugë dhe të humbasë busullën e orientimit, mund të përfundojë kështu i përfshirë në dukuri negative siç mund të jetë alkoolizmi, bixhozi, përdorimi i lëndëve narkotike, prostitucioni, vrasjet si dhe veprimtari të tjera të zymta të cilat e kalbin, e degradojnë dhe e fundosin një shoqëri. Mungesa e edukatës dhe e kulturës prodhon atë që quhet injorancë dhe për këtë të fundit vlen të potencohet një shprehje popullore që thotë se “injoranca është burimi i të gjitha të këqijave“.
Në këtë kuadër, është me rëndësi jetike që secili person të jetë i orientuar drejt dukurive pozitive, drejt veprimtarive që do ta lartësojnë figurën e tij në shoqëri, që me punën dhe mundin e tij do të jetë model dhe udhërrëfyes për pjesetarë të tjerë të shoqërisë. Vetëm me edukatë dhe kulturë do të jemi njerëz me virtyte të larta morale dhe njerëzore e kur të jemi të tillë nuk kemi pse ta vendosim në pikëpyetje emancipimin, evoluimin dhe integrimin tonë në shoqëri civilizuese.

Të fundit

më të lexuarat