Rezultatet e larta në arsimin universitar dhe tregu i punës

Paula Dekaj

Besoj se shumë prej nesh, që në vegjëli, na është diktuar të mësojmë, të mësojmë dhe të mësojmë në shkollë. Për këtë e dëshmojnë rezultatet e larta, të pothuaj të gjithë nxënësve në klasat e fillores. Por, me zhvillimin tonë, bindjet e prindërve nisin të zëvëndësohen me ato tonat. Kështu, shumë nxënës nga klasa e pestë apo e gjashtë, fillojnë ‘‘t’i lënë mësimet’’. Shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazi luajnë rol kyç në formimin tonë bazë. Dhe, arsyeja pse po i përmend vitet parauniversitare, është se zakonisht një nxënës i mirë, është edhe një student i mirë. Por, ç’vlerë ka të jesh student i mirë?
Ta zëmë si shembull fillimin e leximit të një romani. Në hyrje vetëm sa jemi njohur me disa personazhe, dhe krijojmë një ide se për çfarë bëhet fjalë. Me shfletimin e faqeve, njohim personazhe, vende dhe ndodhi të reja. Pra, historia merr një shtrirje kohore, vendore dhe ndjesia jonë në lidhje me të, zhvillohet. Me kalimin e kapitujve, kemi hyrë në brendësi të ngjarjeve dhe të asaj që kanë përjetuar personazhet. Në fund të romanit, jemi të aftë ta tregojmë përmbajtjen e tij, dhe të nxjerrim një mesazh.
Po kështu, preferoj të vlerësoj edhe studimin e rregullt të librave të fakultetit. Një fushë specifike, pavarësisht ideve paraprake që mund të kemi për të, është si një roman i palexuar për ne. Lëndët e semestrit fillestar në vitin e parë, janë si ato faqet e para të romanit. Studimi përciptas i leksioneve që jep edhe rezultatet e dobëta, është njësoj si ta lexosh një faqe të romanit po, e një jo. Edhe pse, në fund të tyre një ide është formuar, nuk mund të jetë në të njëjtat nivele dhe aq e plotë, sa do të na jepte studimi i mirëfilltë i tyre. Ky lloj i të studiuarit, pa diskutim do të lërë boshllëqe njohurish.

Ne jemi vërtet një vend i vogël e në zhvillim, por tregu i punës s’mund të qëndrojë përherë njësoj, aq më parë kur profesionistët janë përherë të nevojshëm. Prandaj, mbështes idenë e fokusimit maksimal në përpjekjet për të rritur sa më shumë dijet tona, dhe kundërshtoj ndjekjen e shembullit të disa të paaftëve, që zënë vendet e punës me mënyra të jashtëligjshme, dhe pa meritë

Pavarësisht zellit e dëshirës për të mësuar sa më shumë, përgjatë rrugëtimit të tij, një student mund të dëgjojë shprehje jo pak demotivuese. Për shembull, shprehje të tipit: ‘‘Lodhesh kot se njësoj s’do gjesh punë’’ apo, ‘‘Pse mundohesh për nota të larta, kur vendin e punës do ta zërë dikush me mesatare shume më të ulët sesa ti’’ janë mjaft ironike.
Sigurisht që jemi koshientë për realitetin, se padrejtësia është e përhapur kudo, por kjo nuk duhet të na ndikojë kurrë aq sa të lëmë pas dore diçka, që në fund të fundit do të na shërbejë neve. Është e palogjikshme të aspirosh të marrësh një diplomë vetëm sa për formalitet, dhe të dalësh me njohuri të dobëta në atë drejtim, ndërkohë që fare mirë mund t’i përkushtohesh pak më shumë, duke u bërë i zoti për kurdo dhe kudo, për ta ushtruar atë profesion.
Ne jemi vërtet në një vend të vogël e në zhvillim, por tregu i punës s’mund të qëndrojë përherë njësoj, aq më paë kur profesionistët janë përherë të nevojshëm. Prandaj, mbështes idenë e fokusimit maksimal në përpjekjet për të rritur sa më shumë dijet tona, dhe kundërshtoj ndjekjen e shembullit të disa të paaftëve, që zënë vendet e punës me mënyra të jashtëligjshme, dhe pa meritë.

Të fundit

më të lexuarat