Vizitë zyrtare në Turqi

Në bisedën me zëvendëskryetarin e TIKA-s, Yahya Coşkun, u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit dhe fillimit të projekteve të reja për zhvillimin infrastrukturor dhe social të Gucisë

Guci – Kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Edvin Bektesheviq ka qëndruar në vizitë zyrtare në Ankara, kryeqytetin e Turqisë, ku është takuar me përfaqësuesit e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).
Në bisedën me zëvendëskryetarin e TIKA-s, Yahya Coşkun, u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit dhe fillimit të projekteve të reja për zhvillimin infrastrukturor dhe social të Gucisë.
Kryetari i KK të Gucisë, Edvin Bektesheviq ka falënderuar për mbështetjen e deritanishme dhe shprehu pritjen që bashkëpunimi të avancohet më tej me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Në deklaratën për media të Komunës së Gucisë thuhet se kjo vizitë është pjesë e përpjekjeve të Komunës së Gucisë për të tërhequr investime dhe për të përmirësuar zhvillimin lokal përmes bashkëpunimit ndërkombëtar.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat