Plavë – Në mjediset e Komunës së Plavës, të mërkurën, më 11 mars 2026, është mbajtur takimi në të cilin kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ka biseduar me shefen e seksionit për luftë kundër trafikimit me njerëz të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Sonja Perishiq – Bigoviq.
Temë e takimit ka qenë avancimi i bashkëpunimit në luftën kundër të gjitha formave të trafikimit me njerëz, si dhe mundësia e formimit të ekipit lokal i cili do të koordinonte aktivitetet në këtë fushë të rëndësishme.
Në takim kanë marrë pjesë shefi i Njësisë së Sigurisë në Plavë, Mehmed Kollashinac, kryeadministratori i Komunës së Plavës, Adnan Shaboviq, përfaqësuesja e Qendrës për Punë Sociale, Xhenana Markishiq, si dhe Jelena Raiçeviq dhe Bojan Jushkoviq.
Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, ka theksuar ndër të tjera se “me veprim të përbashkët të institucioneve përpiqemi të fuqizojmë parandalimin dhe mbrojtjen e kategorive më të ndjeshme të shoqërisë. Ky takim paraqet hap të rëndësishëm drejt fuqizimit të bashkëpunimit dhe koordinimit të luftës kundër trafikimit me njerëz, ndërsa Komuna e Plavës mbetet e përkushtuar ndaj krijimit të një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët e vet”.
Sh. Hasangjekaj
