Bashkëpunimi ndërsjellë iparqeve nacionale

Delegacioni disa anëtarësh i Parkut Nacional “Shvarcvald” nga Gjermania, të premten, më 19 qershor 2026, zyrtarisht vizitoi komunën e Plavës.
Ata në zyrën e vet i priti dhe u dëshiroi mirëseardhje kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq me bashkëpunëtorë.
Delegacioni në fjalë gjatë qëndrimit në trevën e komunës së Plavës, ka inspektuar Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, të shoqëruar nga bashkëpunëtori profesional Boban Rexhepagiq.
Palët në takim kanë biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit në fushat e mbrojtjes së natyrës, turizmit të qëndrueshëm dhe zhvillimit të bashkësive lokale.
Në profilin e vet në Facebook, kryetari Canoviq ka shkruar, ndër të tjera, se “Plava ka çka të tregojë dhe prej kujt të mësohet, ndërsa takimet e këtilla paraqesin rast për shkëmbimin e përvojave dhe lidhshmërinë me partnerë të cilët me sukses drejtojnë trevat e mbrojtura”, duke shtuar se “posaçërisht jam i kënaqur që mysafirët kanë pasur rastin të njihen me bukuritë natyrore dhe potencialet turistike të Plavës dhe Bjeshkëve të Nemuna”, një pjesë e të cilave gjendet në trevën e komunës së Plavës.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat