Guci – Koordinatorja e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Sibel Özkaya Yılmaz, të enjten, më 13 gusht 2026, qëndroi në vizitë zyrtare në Guci, me ç’rast është takuar me kryetarin e Komunës së Gucisë, Sanell Balliq. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Edvin Bektesheviq dhe kryeadministratorja Medina Radonçiq.
Gjatë takimit është biseduar mbi mundësitë e bashkëpunimit të mëtejmë dhe mbështetjen në realizimin e projekteve zhvillimore me rëndësi për komunën e Gucisë. Theks i veçantë është vënë në avancimin e bashkëpunimit me TIKA-n dhe përcaktimin e aktiviteteve të ardhshme të cilët mund t’i kontribuojnë zhvillimit të bashkësisë lokale.
Kryetari Balliq ka falënderuar koordinatoren e Agjencisë TIKA për vizitën dhe mbështetjen e deritashme, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve të partneritetit dhe realizimit të projekteve konkrete të cilët do të jenë në dobi të qytetarëve të Gucisë.
Takimi ka rrjedhur në atmosferë konstruktive, me gatishmëri të dyanshme për vazhdim të bashkëpunimit dhe punë të përbashkët në projektet me rëndësi për komunën e Gucisë dhe qytetarët e saj, thuhet në komunikatën për media.
Sh. Hasangjekaj
