Në vizitë zyrtare njëditëshe në Plavë

Gjatë takimit është biseduar mbi mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushat e zhvillimit ekonomik, mbështetjes së ndërmarrësisë, tërheqjes së investimeve dhe lidhjes më të fuqishme me diasporën, shkëmbimin e mendimeve mbi iniciativat që mund t’i kontribuojnë zhvillimit të mëtejmë të komunës së Plavës

Plavë – I ngarkuari me punë ad internim i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Majkl Kiz (Michael C. Keays), ka qëndruar të hënën (3 gusht 2026) në vizitë zyrtare njëditëshe në komunën e Plavës.
Atë në zyrën e vet e ka pritur kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, bashkë me nënkryetaren Bellma Sharkinoviq dhe kryeadministratorin Adnan Shaboviq, me të cilët ka biseduar mbi temat e rëndësishme për zhvillim të mëtejmë të komunës së Plavës dhe avancim të bashkëpunimit të ardhshëm.
Kryetari Canoviq e ka njoftuar të ngarkuarin me punë Kiz mbi përparësitë zhvillimore të komunës së Plavës, projektet aktuale infrastrukturore, si dhe me potencialet që ofron Plava në fushat e turizmit, ekonomisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Theks i veçantë është vënë rolit të diasporës si partner me rëndësi në zhvillimin e bashkësisë lokale dhe fuqizimit të lidhjeve ndërkombëtare.
Gjatë takimit është biseduar mbi mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushat e zhvillimit ekonomik, mbështetjes së ndërmarrësisë, tërheqjes së investimeve dhe lidhjes më të fuqishme me diasporën, shkëmbimin e mendimeve mbi iniciativat që mund t’i kontribuojnë zhvillimit të mëtejmë të komunës së Plavës.
I ngarkuari me punë ad internim i Ambasadës së SHBA-së në Mal të Zi, Majkl Kiz, ka shprehur kënaqësinë për vizitën në Plavë, duke theksuar se çmon çiltërsinë e vetëqeverisjes lokale për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh, duke vënë në dukje rëndësinë e vazhdimit të dialogut dhe zhvillimit të partneritetit që mund t’i kontribuojnë zhvillimit lokal.
Bashkëbiseduesit janë dakorduar se ekziston hapësirë për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Plavës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, përmes projekteve të përbashkëta dhe partneritetit, me qëllim të krijimit të mundësive të reja zhvillimore dhe avancimit të cilësisë së jetës së qytetarëve.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat