Uniteti dhe harmonia ndërnjerëzore, garanci e rezultateve impresive

“Qëllimi ynë është i qartë - që në kuadër të kompetencave të veta çdo punë ta kryejmë sa më mirë që mundemi. Për ne ajo është Plava, njerëzit e saj, rrugët, liqeni dhe bjeshkët. E gjithë ajo që kemi trashëguar dhe që kemi detyrimin ta lëmë më të mirë sesa e kemi gjetur”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq

Pushteti lokal në Plavë, kohë më parë ka miratuar vendimin që Dita e Komunës të shënohet të premten e fundit të muajit korrik. Prandaj edhe këtë vit, të premten, më 31 korrik 2026, në Plavë në mënyrë solemne u shënua Dita e Komunës.
Pas fjalës përshëndetëse të moderatorëve të programit të akademisë solemne dhe intonimit të himnit të Malit të Zi, me seancën solemne ka filluar manifestimi i mbajtur në sallën e madhe të rinovuar të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”. Përpos këshilltarëve të Kuvendit të Komunës, stafit drejtues të vetëqeverisjes lokale dhe një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të kësaj komune dhe asaj të Gucisë dhe të bashkëvendësve nga diaspora, ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të njohura të jetës shoqërore, politike, kulturore, artistike, shkencore, sportive dhe fetare nga komuna e Plavës, por edhe nga komunat tjera të Malit të Zi, si dhe anëtarë të Qeverisë dhe deputetë të Kuvendit të Malit të Zi.
Seancën solemne e hapi kryetari i Kuvendit të Komunës, Allen Balliq, i cili në fjalën përshëndetëse i ka njoftuar të pranishmit se në vitin paraprak Kuvendi i Komunës rregullisht ka mbajtur seanca duke përcjellë dinamikën të cilën qyteti e kërkon.
“Janë miratuar më se 50 vendime, plane, raporte dhe strategji, e të gjitha në qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve vendas dhe avancimit të shërbimeve të cilat u ofrohen. Plotësisht është realizuar plani dhe programi i punës së Kuvendit për vitin 2025. Është miratuar buxheti prej 8.48 milionë euro, prej të cilave madje 48% të parapara për investime kapitale”, ka thënë ai, duke falënderuar të gjithë këshilltarët dhe sekretarin e Kuvendit, të cilët me veprimet e veta të përgjegjshme kanë mundësuar që të gjitha detyrimet të kryhen në afatet e parapara.
Balliq ka theksuar gatishmërinë e të gjithë këshilltarëve që nëpër aktivitete dhe angazhime në fusha të ndryshme të fuqizojnë besimin e qytetarëve në institucionet lokale.
Në vazhdim të fjalës së vet, ai i ka njoftuar të pranishmit në akademinë solemne me të dhënën se për herë të parë Plava ka fituar monografinë e vet, vepër kjo e cila dëshmon se kush janë plavjanët dhe se nuk kanë harruar prej nga vijnë, ngase qyteti i cili nuk ruan mbamendjen e vet, rrezikon të humbë drejtimin e vet.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në fjalën përshëndetëse, ka thënë mes tjerash se “Plava është qytet me mijëra fytyra, por vetëm me një shpirt. Qytet në të cilin natyra nuk shihet, por përjetohet”.
Përpos asaj që është bërë në periudhën e kaluar, Canoviq ka folur edhe për potencialet e zhvillimit si dhe për sfidat e caktuara me të cilat ballafaqohet vetëqeverisja lokale.
Ai ka theksuar se në vitin që po lëmë pas kanë punuar me ngulm dhe konkretisht.
“Qëllimi ynë është i qartë – që në kuadër të kompetencave të veta çdo punë ta kryejmë sa më mirë që mundemi. Për ne ajo është Plava, njerëzit e saj, rrugët, liqeni dhe bjeshkët. E gjithë ajo që kemi trashëguar dhe që kemi detyrimin ta lëmë më të mirë sesa e kemi gjetur”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Plavës.
Në vazhdim ai ka thënë se Plavën e presin investime të fuqishme.
“Kemi rikonstruktuar dhe zgjeruar shumë rrugë, kemi ndërtuar rrugë komunikimi, deponuar në infrastrukturën ujësjellëse e komunale, rrugë në vendbanimet rurale, sport, kulturë, turizëm dhe bujqësi. Kemi adaptuar e riparuar objektin e Qendrës për Kulturë ‘Husein Bashiq’, rregulluar fusha sporti për fëmijë dhe hapësira publike dhe kemi vazhduar që Plavën ta bëjmë qytet i cili jeton dhe tubon njerëz. Të gjitha ato i bëjmë duke ruajtur stabilitetin financiar, sepse ambicia pa disiplinë financiare mbetet vetëm listë dëshirash”, ka thënë Canoviq.
Të pranishmit në akademinë solemne patën rastin të shikojnë filmin dokumentar disaminutësh me titull “Priča o Plavu” (Rrëfimi mbi Plavën).
Në seancën solemne me rastin e shënimit të Ditës së Plavës, kryetari i Komunës, Nihad Canoviq dhe ai i Kuvendit të Komunës, Allen Balliq, i ndanë post mortum plaketën mirënjohëse piktorit, publicistit, shkrimtarit dhe veprimtarit të shquar shoqëror e politik nga Plava, akademikut Ibrahim – Ibro Rekoviq, e cila iu dorëzua familjes së tij.
Po ashtu, edhe këtë vit dy kryetarët në fjalë u kanë ndarë fletëmirënjohjeje shtatë studentëve të suksesshëm nga kjo komunë: Sellma Shahmanoviq, Ilija Otasheviq, Marko Boleviq, Xhenana Bashiq, Hana Pallavrtiq, Sabrija Cirikoviq dhe Zada Medunjanin, me suksesin e të cilëve krenohen familjet e tyre dhe e tërë Plava.
Të pranishmit i ka argëtuar grupi muzikor instrumentalo-vokal me interpretime zbavitëse.
Pas akademisë solemne, për të gjithë të pranishmit Komuna e Plavës ka shtruar koktej në hollin e Qendrës së Kulturës “Husein Bashiq”.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat