Në përballje tëfuqishme meobjektin qëvjell helm

Martinaj/Guci – Ajo që po ndodh që disa ditë me radhë në fshatin Martinaj të komunës së Gucisë, nuk është thjesht një problem mjedisor, por pa dyshim një krim ekologjik që institucionet përgjegjëse të komunave të Gucisë dhe Plavës po e tolerojnë prej vitesh. Në kulmin e sezonit turistik, tymi i vrullshëm që po del nga objekti deponues i hedhurinave që gjendet në pyllin Jerina mbi fshat e që po i ngulfat Martinajt, është i papranueshëm, sepse sjell rrezik serioz për shëndetin e banorëve, vizitorëve dhe për imazhin e kësaj treve.
Ky problem vërtet i madh e brengosës nuk është i ri. Që nga vendosja e këtij objekti toksik kundër vullnetit të banorëve, autoritetet kompetente të të dy komunave (Guci e Plavë) që e shfrytëzojnë janë duke heshtur, duke lejuar dhe mundësuar që situata të përkeqësohet edhe më shumë.
Po aq e keqe është edhe heshtja e përfaqësuesve shqiptarë në institucionet lokale. Qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjegjësi dhe veprime konkrete, jo indiferencë.
Ndërkohë, Mali i Zi vazhdon të prezantohet si një “shtet ekologjik”, por realiteti në terren tregon një pamje dhe gjendje krejt tjetër: tym dhe ndotje, mbeturina e hedhurina të shpërndara në shumë zona, shtretër lumenjsh të ndotur dhe kontejnerë të stërmbushur me llojlloj mbeturinash.
Banorët e Martinajve, të ngopur nga ngufatja e tymit helmues që po vjell deponia, ditë të tëra nga djegia e mbeturinave, kërkojnë zgjidhje, gjegjësisht rrugëdalje nga ky problem vërtet me përmasa të rënda jetike.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat