Bisedohet mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit me komunat në rajon

Plavë – Raportet e mira nuk ndërtohen vetëm me fjalë, por me takime, besim dhe interesa të përbashkëta. Mu për këtë me kënaqësi e kam pritur dhe i kam dëshiruar mirëseardhje ministrit të Pajtimit, Bashkëpunimit Rajonal dhe Stabilizimit Social në Qeverinë e Republikës së Serbisë, Usama Zukorliq, ka njoftuar në profilin e vet në Facebook, kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq.
“Kemi biseduar mbi mundësitë konkrete që Plava të realizojë bashkëpunim edhe më intensiv me qytete dhe komuna në rajon përmes projekteve të përbashkëta, zhvillim të turizmit dhe ekonomisë”, ka shkruar ai.
Kryetari Canoviq ka thënë se është i bindur që raportet e mira i ndërton puna ekipore e rezultateve konkrete dhe se “Plava gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunim, i cili qytetarëve tanë do t’u sjellë shanse të reja për zhvillim”.
Vizita e ministrit Usama Zukorliq ka përfunduar me vizitën e Kullës së Rexhepagiqëve, njërit prej simboleve të Plavës dhe trashëgimisë së begatë kulturore-historike, e cila meriton të jetë pjesë më e njohur e ofertës turistike të kësaj treve.
Në biseda të ndërsjella me ministrin Zukorliq kanë marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Plavës, Allen Balliq dhe kryeadministratori Adnan Shaboviq.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat