Plavë – Ambasadori i Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Johan Sattler, gjatë qëndrimin zyrtar kohë më parë në Plavë, vizitoi barnatoren bimore “Adem Jasaviq”, e njohur si shembull i punës së suksesshme të bazuar në përdorimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore.
Gjatë vizitës, ambasadori Sattler është takuar me pronarin e barnatores, Allmir Jasaviq, ku ka biseduar mbi rëndësinë e valorizimit të bimëve mjekuese për zhvillimin ekonomik lokal, ruajtjen e biodiversitetit dhe avancimin e praktikave të qëndrueshme të punës. Është theksuar se nismat e këtilla paraqesin shembull të mirë se si njohuritë tradicionale dhe resurset mund të harmonizohen me standardet evropiane dhe politikat e mbrojtjes së mjedisit jetësor.
“Gjatë vizitës, ambasadorin Sattler e kemi njoftuar me strukturën e prodhimit, si dhe me faktin që barnatorja numëron mbi 400 prodhime vendore”, është shprehur pronari Jasaviq.
Ai ka thënë se “ambasadorit i janë prezantuar planet për të ardhmen, duke kyçur zgjerimin e kapacitetit, punësimin e punëtorëve të rinj dhe kyçjen e prodhuesve lokalë në procesin e prodhimit. Po ashtu ambasadorit i është bërë me dije se në sezonin e kaluar barnatorja veçmas ka pasur bashkëpunim me prodhuesit lokalë dhe se në një moment është formuar qendra blerëse për bimë mjekuese dhe kërpudha”.
Barnatorja “Adem Jasaviq” prej vitesh kontribuon në ruajtjen e preparateve autentike bimore dhe promovon prodhimin e qëndrueshëm ekologjik, me çka mbështet prodhuesit lokalë dhe fuqizon ekonominë e kësaj treve.
Ambasadori Sattler ka shprehur kënaqësinë që BE mund të mbështesë projekte të tilla, të cilët bashkojnë perspektivën ekonomike me përkujdesjen mbi begatitë natyrore.
Pas takimit, delegacioni ka inspektuar lokalin e projektit “Promovimi i qëndrueshmërisë së përdorimit të bimëve mjekuese dhe aromatike për avancimin e ekzistencës jetësore dhe ruajtjen e biodiversitetit”, të cilin Komuna e Plavës e realizon në bashkëpunim me Bashkinë e Tropojës të Shqipërisë dhe organizatat joqeveritare: Qendra për Integrime Demokratike e Zhvillim dhe Alpet Shqiptare. Ky projekt ka për qëllim valorizimin e resurseve natyrore përmes shfrytëzimit të qëndrueshëm të bimëve mjekësore dhe aromatike, me çka kontribuohet në stabilitetin e banorëve lokalë dhe mbrojtjen e biodiversitetit.
Vizita e ambasadorit Johan Sattler konfirmoj mbështetjen e fuqishme të Bashkimit Evropian me iniciativa lokale të cilat bashkojnë zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e natyrës dhe përforcojnë marrëdhëniet partnere në mes të Komunës së Plavës dhe akterëve ndërkombëtarë në rrugëtimin drejt integrimeve evropiane.
Sh. Hasangjekaj
