Mali i Zi – një hap më afër BE-së

Në takimin e Këshillit të Përbashkët Konsultativ të Komitetit Evropian të Rajoneve dhe Malit të Zi, i mbajtur para pak ditësh në Bruksel të Belgjikës, në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, fokusi ka qenë në nxitjet dhe mundësitë që i sjell rrugëtimi evropian i Malit të Zi, me theks të posaçëm në rolin e vetëqeverisjeve lokale, thuhet në njoftimin për media.
Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në fjalën e rastit ka deklaruar se integrimet evropiane nuk janë vetëm proces në nivelin e lartë shtetëror, por rezultatet e tyre reale duhet të ndjehen në përditshmërinë jetësore.
“Kujdes të veçantë në takimin në fjalë ia kemi kushtuar luftës kundër dezinformatave dhe rëndësisë së mediave të përgjegjshme lokale, por edhe nevojës që vetëqeverisjet lokale të jenë partnerë aktivë në integrimet evropiane, sepse suksesi i këtij procesi në fund matet me cilësinë e jetës së qytetarëve”, ka thënë ai.
Bashkësitë lokale mbesin themel i zhvillimit, ndërsa fuqizimi i mediave lokale dhe transparenca janë vegla në rrugëtimin drejt pjesëmarrjes me të drejta të plota në BE.
Mali i Zi një hap më afër Bashkimit Evropian. Roli kyç i bashkësive lokale dhe lufta kundër dezinformatave në arritjen dhe realizimin e këtij qëllimi.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat