Bisedohet mbi mundësitë e fuqizimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të projekteve konkrete

Gjatë takimit janë përqendruar posaçërisht në temat e zhvillimit të qëndrueshëm, ekonomisë lokale dhe potencialeve të diasporës si partner i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejmë të komunës

Plavë – Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq ka pritur të enjten, më 7 maj 2026, përfaqësuesen rezidente të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Malin e Zi, Ekaterina Panikllova, me të cilën ka biseduar mbi mundësitë e fuqizimit të bashkëpunimit dhe zhvillimit të projekteve konkrete, të rëndësishme për ardhmërinë e Plavës.
Gjatë takimit janë përqendruar posaçërisht në temat e zhvillimit të qëndrueshëm, ekonomisë lokale dhe potencialeve të diasporës si partner i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejmë të komunës. Janë parashtruar aktivitetet që Komuna e Plavës i zbaton nëpërmjet Planit strategjik të zhvillimit dhe koncipimit të planeve lokale të veprimit në shumë fusha, me synimin që në periudhën e ardhshme të zhvillojnë bashkërisht modele konkrete të bashkëpunimit me UNDP-në.
Në takimin dypalësh kanë qenë të pranishëm edhe zëvendësja e përfaqësueses rezidente të UNDP-së, Silke Hollander, bashkëpunëtori Millosh Mugosha, nënkryetarja e Komunës së Plavës, Bellma Sharkinoviq, sekretarja e Sekretariatit për Punë të Inspeksionit dhe Polici Komunale, Erzana Rexhematoviq, si dhe sekretari i Sekretariatit për Vetëqeverisjen Lokale, Fikret Canoviq, thuhet në komunikatën për media të Komunës së Plavës.

Sh. Hasangjekaj

Të fundit

më të lexuarat