Plavë – Në sallën e koncerteve të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, të premten mbrëma, më 20 shkurt 2026, me sukses është mbajtur revista e ansambleve folklorike në organizim të Organizatës Joqeveritare “Iniciativa për Shoqëri më të Mirë dhe Humane”, e realizuar në kuadër të projektit “Urat e traditës”, që është mbështetur financiarisht nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave të Malit të Zi.
Ky manifestim ka tubuar dashamirët e folklorit, traditës dhe trashëgimisë kulturore, duke vërtetuar se ngjarjet e tilla kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e identitetit dhe lidhjen e bashkësisë. Projekti ka pasur për qëllim që përmes shprehjes artistike, këngës dhe valles të përkujtojë vlerat që u përcillen gjeneratave dhe paraqesin themelin e trashëgimisë kulturore të hapësirës sonë.
Në revistë kanë debutuar (paraqitur) dy shoqëri kulturore-artistike – SHKA “Jelek” nga Plava dhe SHKA “Halaturko” nga Gucia, të cilat publikut ia kanë parafytyruar begatinë e traditës së trevës së Plavës dhe Gucisë. Programi ka përfshirë lojëra tradicionale, prezantime skenike të zakoneve, këngë burimore dhe koreografi të cilat kanë entuziazmuar të pranishmit dhe kanë vërtetuar rëndësinë e folklorit në shoqërinë bashkëkohore.
Theks i veçantë është vënë në rolin e folklorit në edukimin e të rinjve, sepse duke u marrë me lojërat tradicionale dhe muzikën i kontribuojnë zhvillimit të identitetit kulturor, bashkimit, disiplinës dhe respektit të ndërsjellë. Pikërisht projektet e këtilla dëshmojnë se trashëgimia kulturore nuk është vetëm pjesë e së kaluarës, por vlerë e gjallë e cila edhe sot e formëson shoqërinë.
Organizatori i manifestimit ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit, udhëheqësit artistikë, anëtarët e shoqërive, prindërit dhe mysafirët të cilët me praninë e tyre i kanë kontribuuar suksesit të manifestimit, me bindje që “Urat e traditës” do të vazhdojnë t’i lidhin njerëzit dhe kulturat edhe vitet e ardhshme.
Sh. Hasangjekaj
