Plavë – Përfaqësuesit e Komunës së Plavës kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Sponge Measures Local, që është mbajtur më 3 dhe 4 shkurt 2026 në Puspokszilagyju të Hungarisë, me çka Komuna e Plavës edhe zyrtarisht është bërë pjesë e rrjetit evropian URBACT.
Atë e kanë përfaqësuar kryetari i Komunës, Nihad Canoviq, kryetari i Kuvendit të Komunës, Allen Balliq, kryeadministratori Adnan Shaboviq dhe menaxheri Merdin Purishiq.
Ngjarja ka pasur karakter të takimit të partneritetit fillestar, në të cilin janë parashtruar qëllimet e projektit, modelet e bashkëpunimit dhe rolet e partnerëve, përmes shkëmbimit të përvojave në lëmin e menaxhimit të qëndrueshëm të ujërave dhe zbatimit të zgjidhjeve të bazuara natyrore në mjediset urbane.
Gjatë ngjarjes në fjalë është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit të ndërsjellë, me çka është vërtetuar përcaktimi i Komunës së Plavës dhe partnerëve nga Hungaria, Sllovenia, Italia, Spanja, Rumania dhe Ukraina për fuqizimin e bashkëpunimit dhe realizimin e përbashkët të aktiviteteve projektuese në kuadër të programit URBACT.
Me pjesëmarrjen në këtë projekt, Komuna e Plavës konfirmon përcaktimin e qartë që edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me aplikimin dhe shfrytëzimin e mundësive që i ofrojnë fondet e Bashkimit Evropian, me qëllim të avancimit të zhvillimit lokal, mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe cilësisë së jetës së qytetarëve.
Sh. Hasangjekaj
