“Cies” ka zbuluar më të shtrenjtët e çdo roli apo pozite, ndër ta edhe mbrojtësit anësorë.
Në këtë listë është edhe mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, i cili është i shtati më i vlefshmi në botë. Hysaj vlen plot 51.7 milionë euro, duke lënë mbrapa emra të njohur si Hector Bellerin, Lucas Hernandez dhe Alvaro Odriozola
Observatori i Futbollit “Cies” ka bërë zbulimin e lojtarëve më të vlefshëm në botë, ndër ta edhe mbrojtësit anësorë.
“Cies” ka bërë zbulimin e përmuajshëm të vlerës së transferimeve të lojtarëve.
Ky observator ka zbuluar më të shtrenjtët e çdo roli apo pozite, ndër ta edhe mbrojtësit anësorë.
Në këtë listë është edhe mbrojtësi shqiptar i Napolit, Elseid Hysaj, i cili është i shtati më i vlefshmi në botë.
Sipas këtij observatori, Hysaj vlen plot 51.7 milionë euro, duke lënë mbrapa emra të njohur si Hector Bellerin, Lucas Hernandez dhe Alvaro Odriozola.
Në vendin e parë për mbrojtësit më të vlefshëm në botë është anglezi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, i cili vlen plot 96.4 milionë euro.
Në pozitën e dytë gjendet Kyle Walker me 88.3 milionë euro, ndërsa “top 3” mbyllet me Andrew Robertson me 68.9 milionë euro. Para Hysajt gjenden edhe Marcos Alonso, Joshua Kimmich dhe Joao Cancelo.