Ja lojtarët që po kërkon Kosova

Shani Tarashaj ishte ftuar disa herë nga Kosova, por ai vendosi ta përfaqësojë Zvicrën. Dhe përfundimi është ky: ka luajtur një minutë me Zvicrën në një ndeshje zyrtare dhe kjo i ka mjaftuar të djegë mundësinë që të luajë për Kosovën, ku sipas cilësive që ka mund të ishte ndër më të mirët. Ky rast pritet të përdoret nga FFK-ja të bindë lojtarët e rinj nëpër Evropë se vendin e kanë në Kosovë

Federata e Futbollit të Kosovës dhe përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, zvicerani Bernard Callandes janë hedhur në iniciativë për të bindur yjet e rinj të luajnë për Kosovën.
Shani Tarashaj ishte ftuar disa herë nga Kosova, por ai vendosi ta përfaqësojë Zvicrën. Dhe përfundimi është ky: ka luajtur një minutë me Zvicrën në një ndeshje zyrtare dhe kjo i ka mjaftuar të djegë mundësinë që të luajë për Kosovën, ku sipas cilësive që ka mund të ishte ndër më të mirët.
Kanë kaluar dy vjet nga ajo minutë e luajtur me Zvicrën dhe më nuk është ftuar.
Ky rast pritet të përdoret nga FFK-ja të bindë lojtarët e rinj nëpër Evropë se vendin e kanë në Kosovë.
Gazeta “Koha Ditore” ka mësuar emrat që po i kërkon përfaqësuesja e Kosovës në futboll. Ata janë:
Mërgim Berisha (Magdeburg) – nuk ka luajtur për asnjë përfaqësuese;
Meritan Shabani (Bayern) – nuk ka luajtur për asnjë përfaqësuese;
Elvis Rexhbeçaj (Wolfsburg) – nuk ka luajtur për asnjë përfaqësuese;
Florent Hadërgjonaj (Huddersfield) – një ndeshje miqësore me Zvicrën;
Shkëlqim Demhasaj (Luzern) – dy ndeshje për ekipin U21 të Zvicrës;
Florian Kamberi (Hibernian) – katër ndeshje për ekipin U21 të Zvicrës;
Albian Ajeti (Basel) – gjashtë ndeshje për ekipin U21 të Zvicrës;
Mirlind Kryeziu (Zurich) – një ndeshje për ekipin U20 të Zvicrës.

Të fundit

më të lexuarat