Fiton 27 medalje në Kampionatin e Malit të Zi

KT “Besa” mori pjesë me 14 sportistë në kategorinë e pionierëve, kadetëve, juniorëve dhe seniorëve dhe fitoi 13 medalje të arta, 8 të argjendta dhe 6 të bronzta, duke zënë vendin e dytë në forma dhe vendin e tretë në luftra

Klubi i Taekwondosë “Besa” nga Tuzi ka fituar gjithsej 27 medalje, prej të cilave 13 të arta, 8 të argjendta dhe 6 të bronzta, në Kampionatin e Malit të Zi, i cili u zhvillua të dielën, më 27 shtator 2026, në Gollubovc, ku morën pjesë nëntë klube nga Mali i Zi.
Trajneri i këtij klubi, Nikollë Gegaj, për gazetën tonë tha se ‘Besa’ mori pjesë me 14 sportistë në kategorinë e pionierëve, kadetëve, juniorëve dhe seniorëve.
“Me këto rezultate, ‘Besa’ zuri vendin e dytë në klasifikimin në forma dhe vendin e tretë në luftra. Në disiplinën Poomsae (forma), sportistët e ‘Besës’ fituan nëntë medalje të arta, dy të argjendta dhe tri të bronzta. Medalje të arta fituan Alba Marashaj, Asija Pepiq, Arjan Dedvukaj, Rina Dreshaj, Zejna Haxhaj, Barlet Bojaj, Elina Lulgjuraj, Nikollë Junçaj dhe Mateo Vulaj. Medalje të argjendta fituan Hamza Pepiq dhe Lejla Frluçkiq, ndërsa të bronzta, Liri Dibra, Izabela Frluçkiq dhe Nora Dreshaj”, shprehet Gegaj.
Në Kyorugi (Luftra), shton ai, ‘Besa’ fitoi katër medalje të arta, gjashtë të argjendta dhe tri të bronzta.
“Medaljet e arta i fituan Zejna Haxhaj, Barlet Bojaj, Izabela Frluçkiq dhe Alba Marashaj. Medalje të argjendta fituan Elina Lulgjuraj, Nora Dreshaj, Rina Dreshaj, Hamza Pepiq, Mateo Vulaj dhe Arjan Dedvukaj, ndërsa medalje të bronzta Liri Dibra, Asija Pepiq dhe Lejla Frluçkiq”, thotë trajneri i KT “Besa”, Nikollë Gegaj.
Trajneri i këtij klubi deklaroi gjithashtu se këto rezultate janë arritur pa mbështetje institucionale.

t. u.

Të fundit

më të lexuarat