Fjalë që s’i dëgjove kurrë

Donika Lulgjuraj (1992) është poete nga Malësia. Shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Tuz, ndërsa studimet universitare - nivelet Baçelor dhe Master në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Aktualisht punon mësimdhënëse e Gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti - Skënderbeu” në Triesh. Në vitin 2008 ka botuar përmbledhjen me poezi “Rruga e jetës”, duke shënuar hapat e parë në krijimtarinë letrare, ndërsa së shpejti pritet të dalë vëllimi i saj i dytë poetik “Fjalë që s’i dëgjove kurrë”. Krahas punës në arsim dhe krijimtari letrare, merret edhe me shkrime publicistike, si bashkëpunëtore e gazetës “Koha javore”.

Edhe sonte i lejova vetes me t’dashtë
me frymu për ty si dikur
edhe pse nuk e meriton…
Po ja që malli prapë më ka mbërthy
me t’pa e ni…
Hapa kujtimet e mes gjithë atyre fotove
u gjet nji foto e jotja
e sërish andrrova
nji natë t’freskët vere
pranë gjarmit n’krahët e tu
të flisja për çdo gja dhe asigja…
Thura andrra t’shumta për ty,
ti i more gjitha me vete.
E çka më mbeti mu?
Nji dashni qi vlon akoma
edhe pse nuk u kthye kurrë…

Ti mbetesh si ai libri em i preferuar,
që më fal aq shumë ndjesi!
E rilexoj sa e sa herë
edhe pse fundin ja di!
Sado larg teje që të jam,
më ngushëllon natyra!
E di se ditës monotone të Metropolit,
i ikën edhe ti
për pak paqe shpirtërore!
Dhe unë iku aty me të gjet ty
kur më mungon!
Afër nji pemë, lumi, mali
Universi i bashkon shpirtat tanë!
Shkodër, më 22 shkurt 2019

Po t’ishim larg syve tjerëve
veç unë e ti!
A do të më mbaje pak çaste n’krahët e tu?
Sa me u mburrë dhe unë
se preka parajsën në tokë!
Shkodër, më 20 qershor 2020

Je akoma
rastësia ma e bukur,
që ma nreq ditën!
Eko Club – Shkodër, korrik 2021

N’ditët që ti mungon
te vendi ynë i vjetër,
sa bosh që duket,
e humb tan dritën qi ti i nep.
E unë humb ca vargje
që të kushtohen ty.
A e shef i dashtun
se ti je poezi
dritë e shpirtit
arsyeja e buzëqeshjes seme.
Eko Club – Shkodër, më 21 shtator 2021

Donika Lulgjuraj

Të fundit

më të lexuarat