
Agron Ujkashi u lind në fshatin Sukubinë të Anës së Malit – Ulqin. Mësimet e para i kreu në vendlindje. Mësuesi hetoi se Agroni i vogël dallohej prej të tjerëve, posaçërisht me vizatime. Dora e tij përmes lapsit bënte figura të ndryshme. Ai vizatonte për mrekulli natyrën. Dhe në bllokun e tij vizatimet ishin të lloj-llojshme.
Agron Ujkashi është talent i rrallë i cili jeton në heshtje, i qetë. Burrë që flet pak, por punon shumë. Ai fatkeqësisht nuk përkrahet sa duhet, sepse punon nuk bën zhurmë, i tillë është. Mjeshtër i vërtetë. Ai s’ka fjalë, por veçohet për punë
Djaloshi vazhdoi me punime, të cilat shpeshherë mësuesi i artit i vendoste në mur, posaçërisht kur festohej dita e shkollës. Punimet e Agronit dalloheshin nga nxënësit e tjerë. Dhe djaloshi i urtë, i butë, i tërhequr, punonte me zell. Mbresat e tij i hidhte në letrën e bardhë, por Agron Ujkashi nuk ishte vetëm artist, por ishte i pasionuar edhe pas sportit. Ai dallohej dhe ishte i parë, kishte guxim dhe vullnet të çeliktë.
Pas tetëvjeçares ai vazhdoi shkollën e mesme në Pejë, ku Agroni në mjedisin e ri u dha edhe më shumë pas pikturës dhe atje ai dallohet për talent. Punimet e nxënësit zinin vend të merituar. Dhe në ekspozita shkollore dhe të qytetit, Agron Ujkashi ishte i pari dhe dallohej për stilin e veçantë.
Dhe për të fituar bukën me brushë bën edhe portrete dhe punime të tjera me porosi. Jeton me nder dhe punë. Them se është artist i rrallë dhe çdo gjë që them më duket se është pak për këtë piktor që s’kërkon lavde, as fjalë të mëdha. Është figurë e veçantë edhe në lëmin e sportit. Aty ka dhënë dhe jep kontribut me të rinjtë në karate dhe sporte të tjera marciale
Pas shkollës së mesme u kthye në Ulqin. Ai nuk pati mundësi për t’i vazhduar studimet, por artit të pikturës nuk iu nda. Talenti i tij doli në pah. Punimet e tij janë të mahnitshme. Jeta familjare, vendlindja u pikturuan nga peneli i tij. Ai mori pjesë në ekspozita, ku punimet tij u vlerësuan. Agroni ka galerinë e tij me piktura të mrekullueshme me motive të vendlindjes, të të afërmve të tij, Ulqinit etj. Punon pa u lodhur dhe në qendër të qytetit është murali i tij me pelikanë. Nuk ka njeri që nuk ndalet për t’i vështruar ata. Fëmijët gëzohen, mahniten edhe të rriturit, mysafirët e shumtë për punimet e Agron Ujkashit. Po ashtu te Plazhi i Vogël në mur ringjallet legjenda e Servantesit, po ashtu edhe kapidani ulqinak Selim Shurdha që paraqet detarinë ulqinake, janë vepra të posaçme që ky piktor iu ofroi të gjithëve.
Agron Ujkashi është talent i rrallë, i cili jeton në heshtje, i qetë. Burrë që flet pak, por punon shumë. Ai fatkeqësisht nuk përkrahet sa duhet, sepse punon nuk bën zhurmë, i tillë është. Mjeshtër i vërtetë. Ai s’ka fjalë, por veçohet për punë.
Dhe për të fituar bukën me brushë, bën edhe portrete dhe punime të tjera me porosi. Jeton me nder dhe punë. Them se është artist i rrallë dhe çdo gjë që them më duket se është pak për këtë piktor që s’kërkon lavde, as fjalë të mëdha. Është figurë e veçantë edhe në lëmin e sportit. Aty ka dhënë dhe jep kontribut me të rinjtë në karate dhe sporte të tjera marciale.
Të shkruash për Agron Ujkashin të mungojnë fjalët. Veprat e tij flasin më shumë se ky shkrim imi.
