Katër garues të Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë marrë pjesë gjatë fundjavës në edicionin e 13-të të turneut ndërkombëtar “Millenium Open 2022” në Vrshac të Serbisë.
Ato kanë fituar katër medalje. Kështu, në disiplinën e formave, medalje të artë fitoi Berina Mustafa, kurse medalje të argjendtë Sumeja Bisha. Ndërsa në disiplinën e ndeshjeve, medalje të argjendta fituan Arta Ismailaga dhe Amella Nuti.
Në deklaratën për shtyp të KT “Ulqini” thuhet se sportistet Arta Ismailaga dhe Amella Nuti patën një paraqitje të mirë, ku nga katër ndeshje sa zhvilluan arritën të fitojnë tre prej tyre, ndërsa në ndeshjet finale u ndalën nga përfaqësuesja e Serbisë, respektivisht ajo e Bullgarisë.
Në turne morën pjesë 800 sportistë të 74 ekipeve nga 12 vende, në të dy disiplinat: forma dhe ndeshje.
(Kohapress)