Për herë të parë, një anëtar i Qeverisë japoneze, Taro Kono, ka pranuar publikisht dyshimet e tij në lidhje me organizimin e Lojërave Olimpike në Tokio verën e këtij viti.
“Për momentin, ne po bëjmë më të mirën që mundemi për t’u përgatitur për Lojërat, por askush nuk e di se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë ministri për Reformën Administrative.
“Çdo gjë është e mundur! Si organizator të Lojërave, ne bëjmë gjithçka që mundemi dhe nëse gjithçka shkon mirë, ne mund të kemi një Olimpiadë shumë të mirë. Gjithsesi, Komiteti Olimpik duhet të mendojë për një plan B, ose një plan C, pasi situata nuk është e lehtë”, ka thënë ai.
Kjo deklaratë u bë në kontekst e ringjalljes së epidemisë në Japoni. Shifrat, megjithatë, janë stabilizuar krahasuar me ato që ishin disa javë më parë.
Rreth 80 për qind e japonezëve janë shprehur se janë “Pro” shtyrjes ose anulimit të Olimpiadës, ndërkohë që Qeveria e Japonisë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Organizativ kanë përsëritur ditët e fundit dëshirën e tyre për t’i zhvilluar Lojërat Olimpike në datat e planifikuara (23 korrik-8 gusht).
Presidenti i Komitetit Organizativ, ish-kryeministri Joshiro Mori, është shprehur se një vendim mbi praninë e shikuesve të huaj gjatë Olimpiadës do të merret në fund të shkurtit apo në fillim të marsit.
Lojërat Olimpike “Tokio 2020” ishin planifikuar të zhvilloheshin në Japoni, mes 24 korrikut dhe 9 gushtit të verës së shkuar, por për shkak të pandemisë së COVID-19, ato u shtynë për verën e këtij viti, me marrëveshjen e arritur mes kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, dhe presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.
Japonezët kërkojnë plan rezervë
Rreth 80 për qind e japonezëve janë shprehur se janë “Pro” shtyrjes ose anulimit të Olimpiadës, ndërkohë që Qeveria e Japonisë, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Organizativ kanë përsëritur ditët e fundit dëshirën e tyre për t’i zhvilluar Lojërat Olimpike në datat e planifikuara (23 korrik-8 gusht)