Shqipja jeton aty ku flitet me zemër

Rrugëtimin e filluam në vitin 2022 me vetëm 9 fëmijë. Me shumë dashuri, përkushtim dhe punë, numri u rrit shpejt në 30, pastaj në 50, ndërsa sot kemi tri grupe me mbi 100 fëmijë

Kursi i gjuhës dhe kulturës shqiptare, i organizuar për fëmijët me prejardhje shqiptare, për mua është shumë më tepër se një kurs. Është një mision për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë.
Rrugëtimin e filluam në vitin 2022 me vetëm 9 fëmijë. Me shumë dashuri, përkushtim dhe punë, numri u rrit shpejt në 30, pastaj në 50, ndërsa sot kemi tri grupe me mbi 100 fëmijë.
Çdo buzëqeshje, çdo fjalë shqip e mësuar dhe çdo përqafim i këtyre fëmijëve më jep forcë të vazhdoj edhe më shumë.
Ky projekt, ëndërruar prej shumë vitesh, nuk do të mund të realizohej pa mbështetjen e vazhdueshme të Fondit Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” nga SHBA. Mirënjohje e pafund për besimin dhe përkrahjen tuaj.
Sot pata kënaqësinë që, në kuadër të kursit të gjuhës shqipe në Rozhajë, të prezantoj edhe librin tim për fëmijë “Thesari ynë i çmuar”. Në sytë e këtyre fëmijëve pashë dashuri, kureshtje dhe mall për çdo gjë që frymon shqip.
Ishte emocion i veçantë të shoh se si fëmijët me prejardhje shqiptare, nga fiset Kuç e Kelmend, ruajnë ende lidhjen me gjuhën dhe traditat e të parëve të tyre.
Shqipja jeton aty ku flitet me zemër.

Evelina Ajazaj
(Shkrimi është marrë nga faqja e autores në Facebook)

Të fundit

më të lexuarat