Ngjarja më madhore historike e Malësisë së Madhe

“Merita e kësaj lavdie i takon heroit tonë kombëtar Dedë Gjon Lulit, flamurtarit të njohur Nikë Gjelosh Lulit dhe martirëve të tjerë të cilët me gjakun e tyre shkruan këtë histori me të cilën ne sot krenohemi. Por, njëkohësisht kemi dhe obligim që këto troje të mos i braktisim nëse duam t’i falënderojmë për heroizmin e tyre. Më bukur sesa në vendlindje, nuk mund të jetohet askund. Ngjarja e 6 prillit është një datë e cila në zemrat e malësorëve duhet të jetë e pranishme çdo ditë, pasi ky ishte amaneti i të parëve të cilët dhanë jetën që ky vend të mos ketë tjetër Zot përveç shqiptarit”, theksuan nga shoqata Dedë Gjon Luli

Bratilë- Kryengritja e Malësisë e vitit 1911, është përkujtuar edhe këtë vit në Malësi me një aktivitet kulturor-zbavitës i organizuar nga shoqata kulturore-artistike “Dedë Gjon Luli” i cili është zhvilluar në malin e Bratilës, pikërisht aty ku 106 vjetë më parë u ngrit flamuri kombëtar shqiptar nga prijësi, heroi kombëtar Dedë Gjo Luli, një ngjarje historike e cila i dha fund pushtimit otoman në këto treva dhe i parapriu shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm atdhedashësish të cilët që të gjithë mbanin në duar flamurin Kuq e Zi. Fillimisht është intonuar himni kombëtar ndërsa më pas është shpalosur një historik i shkurtër për kryengritjen e Malësisë.  t.u.

Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “760” të revistës Koha Javore

Të fundit

më të lexuarat