Mund të përftosh njohuri të përafërta në kohën e lirë duke lexuar histori popullore (si Barbara Tuchman) ose romane të mëdhenj që hedhin dritë mbi një periudhë të historisë (Erik Maria Remark). Megjithatë, bota e re e argëtimit pamor është duke i joshur njerëzit, që t’i largohen zakonit të leximit të librave seriozë
James Flynn
George Orwelli mendonte se një shteti manipulues do i duhej që të rishkruante historinë. Gabohej. Nëse njerëzit nuk e njohin historinë, ata janë tashmë mendjerobëruar. Kur kohët e fundit u kërkova studentëve të mi që të vlerësonin një tiran të shekullit të njëzetë, sipas zgjedhjes së tyre, 80% e tyre nuk mundeshin të pikasnin një (“Mendoj se mund të ketë qenë dikush i quajtur Hitler në Rusi…”). Universitetet arsimojnë për profesione: mund të jesh i mirë në operacionet në tru, apo në dramën në spanjisht, dhe të mos jesh më i pavarur intelektualisht, sesa një skllav mesjetar.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “759” të revistës Koha Javore