Vaksina MMR është bërë kryetemë në dekadat e fundit, me arsyetimin se e njëjta ose pjesë përbërëse të saj kanë ndikim në shfaqjen e çrregullimeve të spektrit autik, më konkretisht autizmit
Argëzon Sulejmani
MMR paraqet inicialet për morbill(fruth), mumps(parotidis-shyta) dhe rubeollë. Në fakt, bëhet fjalë për vaksinën e kombinuar, e cila në shumicën e kalendarëve kombëtarë të vaksinimit, që përpilohet nga Instututi i Shëndetit Publik, parashihet të jepet në fillim të vitit të dytë të jetës tek secili fëmijë.
Qëllimi i çdo vaksine është i thjeshtë: të krijohet imunitet për sëmundjet infektive, të cilat nëpër kohëra kanë shkaktuar epidemi e katastrofa humane. Përmes modaliteteve prej të cilave përbëhet vaksina organizmi ynë krijon kontaktin e parë me agjentin e huaj infektiv. Në këtë mënyrë krijon sistem mbrojtës ndaj të njëjtit dhe në rast kontakti të dytë me virusin real reagon me imunitet të sofistikuar, i cili i pamundëson virusit në fjalë zhvillimin e shtrirjen. Në këtë formë është arritur që shumë sëmundje infektive fatale të kohëve të mëhershme të mbeten thjeshtë një histori e tejkaluar e hidhur: difteria, poliomieliti, etj.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “758” të revistës Koha Javore
