U ribotuan për herë të tretë veprat e Jusuf Gërvallës

Në shenjë të përkujtimit të 35-vjetorit të atentatit ndaj vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gëvalla dhe Kadri Zeka u ribotuan veprat e Jusuf Gërvallës, të plotësuara në katër vëllime: Poezi, Prozë (Romani „Rrotull“ – në kuadër të kësaj pjese është edhe drama „Procesi“), Publicistikë 1 dhe Publicistikë 2 (në këto dy vëllime janë përfshirë shkrimet e Jusuf Gërvallës, të botuara kryesisht në gazetën „Rilindja“, ku përcolli veprimtarinë muzikore të zhvilluar në Kosovë dhe më gjerë)

Më 17 janar të këtij viti u bënë 35 vjet nga vrajsa misterioze e tre atdhetarëve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, tre ideologëve të kombit tonë, të cilët kishin mësuar se qysh nga kohët mesjetare sundimtarët greko-serbë vepronin për copëtimin dhe sundimin e tokave shqiptare. Andaj duke qenë të vendosur për arritjen e progresit kombëtar, për zhvillimin ekonomik të shqiptarëve, do të duhej demaskuar me fakte sundimin e politikës pushtuese shoviniste serbo-greko. Atëherë domosdomërisht do të duhej përgatitur popullin mendërisht për t’i hyrë kësaj udhe të vështirë dhe me pasoja të mëdha deri te çlirimi i Kosovës. Për arritjen e barazisë kombëtare do të duhej mobilizuar tërë popullin. Haxhi Lajçi

Të fundit

më të lexuarat