Në opusin e gjerë dhe të begatë të veprave dhe dokumenteve të shkruara të trashëgimisë kulturore të historisë tonë kombëtare, vend të rëndësishëm padyshim, zë edhe vepra madhore “Kanuni i Lekë Dukagjinit” e klerikut të mirënjohur françeskan At Shtjefën Gjeçovi. Vepër kjo, me peshë dhe vlerë të madhe për shpalosjen dhe reflektimin e rrjedhave universale të identitetit tonë kombëtar
Kleriku At Vitor Demaj, në recensionin e vet vështrues kushtuar kësaj vepre shprehet: “Kanuni është ndër ligjet më të vjetra të Evropës. Në kohët e vjetra, para strukturave shoqërore moderne, kanë ekzistuar struktura të tjera më të kahershme, ku me anë të tyre është organizuar shoqëria dhe ruajtur ekzistenca e grupeve fisnore. Strukturat, para kohës moderne, janë quajtur prej sociologëve e filozofëve, struktura tradicionale që mbaheshin në këmbë nëpërmjet lidhjeve të gjakut, fisit e miqësisë me anë të martesave.
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “749” të revistës Koha Javore