Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri është një folklorist shumë i përkushtuar në eksplorime shkencore terreni në fushën e etnokulturës, kryesisht në epikën legjendare, po dhe në tema të tjera të traditës së trashëgimisë, në artin popullor gojor. Është kërkues i pakrahasueshëm në arkiva ku ruhen pasuri folklorike, veçanërisht nga epika legjendare
Për Koha Javore: Prof. Dr. Mark / Tirta Tiranë
Ky studiues i trashëgimisë kulturore shqiptare ka lindur më 6.11.1946 në Siparant (Zahaq) të Pejës në një familje të nderuar, të ardhur në këto troje nga Shtupeqi i krahinës së Rugovës. Zymer U. Neziri shkollën fillore e bëri në vendlindje (1960); gjimnazin e kreu në Pejë (1964); shkollën normale e kreu në Prishtinë (1966); bëri shkollën e lartë pedagogjike në Prizren; studimet e larta i bëri në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë, mbaruar më 1971. Pas mbarimit të studimeve të larta, më 1971, u pranua punonjës shkencor (asistent) në IAP, në Degën e Folklorit e të Etnologjisë.
Krahas ekspeditave në kërkim shkencor e studimeve në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filozofik, mbrojti magjistraturën me temën “Figura e krahasimit në këngët tona lirike të dashurisë” ku pati udhëheqës shkencor (mentor) akademikun e shquar prof. dr. Rexhep Qosja (1979). Po me të njëjtin udhëheqës shkencor (mentor) mbrojti disertacionin për “Doktor i Shkencave” me temën “Poezia legjendare e Rugovës” (1995).
Më gjerësisht mund ta lexoni në numrin “747” të revistës Koha Javore