
Çfarë është arti, roli i tij dhe kultura në përgjithësi?
Stilet artistike kanë ndryshuar përgjatë periudhave të ndryshme historike, duke përfaqësuar kohën dhe momentumin kulturor, artistik dhe intelektual të kohës. Kjo më së miri mund të shihet në letërsi, por edhe në pikturë. Sot nuk i thuren lavde më fushave të gjera, lumenjve të kulluar, krojeve të fshatit, por poezitë dhe rrëfimet letrare janë paksa më të thella, fshehin në vetvete mesazhe që nuk janë të zbulueshme lehtë. Prandaj, nuk janë shpesh të lexuara apo të para, por ngacmojnë ndjenjat krijuese, emocionale, rrëqethin mishin përmes mesazhit që bartin e fshehin. Kështu së paku vlen për letërsinë, sa kam lexuar, por kështu vlen edhe për arkitekturën. A vlen edhe për skulpturën e njëjta gjë, si gjini e veçantë e artit? Le të përgjigjet një kritik i artit, më mirë.
Cilado vepër që do të shpallej fituese, do të më gëzonte, sepse më në fund Ulqini po bëhet me Skënderbeun e vet. E kam ripostuar si lajm të gëzueshëm për ne. Do ta ripostoja edhe po të zgjidhej ndonjë vepër tjetër. Ndoshta, nuk do ta ripostoja lajmin që shqiptarët në Ulqin u çuan kundër Skënderbeut!
Qoftë e vërtetë apo jo, por edhe e kontestueshme historia, se kur Çërçillit (Churchillit) iu kërkua të shkurtonte fondet për artet në mënyrë që të mbështeste përpjekjet e luftës në Luftën e Dytë Botërore, ai u përgjigj: “Atëherë, për çfarë do të luftonim (po të mos kishim artin, pra kulturën)?”
Nuk mendoj që gjendja e krijuar deri tani do të shkojë deri në gjendjen që romani satirik “I ringjalluri i penduar” i Rexhep Qosjes, shfaq, pra absurditetin shqiptar që në kufirin shqiptar-shqiptar e detyrojnë Skënderbeun të çarmatoset, se përndryshe nuk e kalon kufirin!
Filozofi i njohur i fenomenologjisë dhe estetikës, Juha Varto, autor i librit “Arti dhe mjeshtëria e bukurisë”, shprehet rreth skulpturës, se “skulptura nuk është vetëm për t’u parë, por për t’u ndier përmes trupit – me lëvizje, pozicionim në hapësirë dhe ndjeshmëri trupore. Kuptimi i skulpturës nuk ndodh vetëm në kokë, por në tërë qenien tonë trupore. Skulptura shprehet përtej fjalëve – ajo nuk kërkon interpretim gjuhësor për të pasur ndikim. Ajo flet në mënyrë ‘të heshtur’, përmes formës, hapësirës dhe pranisë”.
Në një analizë të vëmendshme të skulpturës, e titulluar “Skënderbeu me burrat e Ulqinit”, shihet që Skënderbeu është duke u folur atyre, është duke i komanduar ata, është duke mbajtur ligjëratën që vetëm gojëtaria e një prijësi dhe gjenerali të famshëm botëror mund ta bëjë
Deri tani nuk jam shfaqur me ndonjë deklaratë, sepse nuk e kam parë si të arsyeshme një gjë të tillë. Komisioni vlerësues, që ishte profesional, e ka dhënë verdiktin e vet. Ishte garë ndërkombëtare dhe si çdo garë tjetër, festival, lojë sportive, edicion muzike, vallëzimi a recitimi, shkrimi a arti, ka një fitues, ka vendet tjera dhe të tjerët mbesin si pjesëmarrës. Edhe unë kam pasur dëshirë që Eurovizionin ta fitojë “Shkodra elektronike”, por nuk e fitoi. Çfarë të bëjmë, t’i hidhemi në qafë fituesit e vlerësuesve e mos ta njohim vendimin?! Cilado vepër që do të shpallej fituese, do të më gëzonte, sepse më në fund Ulqini po bëhet me Skënderbeun e vet. E kam ripostuar si lajm të gëzueshëm për ne. Do ta ripostoja edhe po të zgjidhej ndonjë vepër tjetër. Ndoshta, nuk do ta ripostoja lajmin që shqiptarët në Ulqin u çuan kundër Skënderbeut!
Janë krijuar disa rryma dhe nënrryma – ata që e kundërshtojnë zgjidhjen artistike të skulptorit të njohur, Sabri Behramaj, për Skënderbeun; ata që e kundërshtojnë trumpetueshëm paraqitjen e Skënderbeut në mënyrë të tillë artistike, me pretekstin që minimizon vlerat dhe atributet e tij të fuqishme dhe heroike dhe se skulptura nuk paraqet qëndrimin e Skënderbeut as nuk i ngjanë atij; ata që e përkrahin një zgjidhje të tillë artistike, si gjetje figurative që Skënderbeu shpreh si monument i vlerave të bëmave të tij në kohën e tij dhe domethënia e rrugëtimit të skënderbegizmit deri tani e në të ardhmen. Megjithatë, do të përpiqem që zgjidhjen ideore të skulpturës fituese ta arsyetoj në nivelin artistik dhe të shpreh ngacmimin emocional që një vepër e tillë artistike përçon te njeriu, kalimtari pranë saj, më në fund, çfarë paraqet ajo vepër për shqiptarin.
Nëse e duam “origjinal”, atëherë le ta paraqesim ashtu siç e thotë Marin Barleti: burrë me mjekër e me përkrenaren tashmë të njohur. Dhe, ashtu deri më tani edhe është paraqitur, në të gjitha veprat e tij të deritanishme: burrë me mjekër dhe me përkrenaren me kokën e dhisë. Më së paku Marin Barleti, te vepra “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut, princit të Epirotëve”, e përshkruan që Skënderbeu ka qëndruar në kalë. Mbi të ka qëndruar kur ka kalëruar: duke luftuar dhe duke udhëtuar. Por, ai ka luftuar dhe udhëtuar edhe pa kalin e tij, sepse luftëtari ndeshet me armikun edhe në këmbë, por edhe udhëton me anije, si në Venedik e në Romë. Po çka nëse, sipas logjikës kundërshtuese, Skënderbeu të paraqitet në kalë, e thuhet se kalin Skënderbeu e ka pasur të bardhë, në skulpturë ai do të dalë i bronztë, i kaftë apo i zi?!
Është vetë Skënderbeu që na e solli lirinë e të jetuarit, e të menduarit, e të pranuarit, e të vepruarit. Më në fund, lirinë edhe e gjeti në mesin tonë, atë lirinë e brendshme të të guxuarit, të frymëzuarit, të krijuarit. Frymëzimi për Skënderbeun është i njohur historikisht dhe ndërkombëtarisht që në periudha të ndryshme kohore. Ai u paraqit në shumë vepra arti: në letërsi, pikturë, skulpturë, ndërtesa, opera, balete, veshje, logo, simbole e monedha. U paraqit në flamuj të ndryshëm – herë koka e tij, herë përkrenarja e tij, u paraqit herë me trup shqiponje, herë duke fluturuar me krahë shqiponje në qiell. Pse? Sepse vepra dhe jeta e tij është frymëzim. Skënderbeu është një personalitet gjithëfrymëzues, që të ngjall emocion, vrull e vullnet. Sido që të paraqitet, Skënderbeu mbetet Skënderbeu. Vetëm edhe përkrenarja e tij të vendoset diku, i tërë ambienti i saj mbështillet dhe mishërohet me aureolën e tërë jetës dhe veprimtarisë së Skënderbeut.
Është e vërtetë se çdo risi sjell reagime dhe se historikisht çdo prurje e re ka ngjallur reagime kundërshtuese, madje edhe të fuqishme. Galileo u gjykua nga Inkuzicioni për shkak të një risie që solli në shkencën dhe në mendjen e kohës; kur u zbulua vetura në Amerikë, thanë se si mund të tërhiqet qerrja pa kuaj!
E para.
Janë disa vetje dhe personalitete, që argumentueshëm shprehin shqetësimin e formimit dhe paraqitjes artistike të Skënderbeut. Sepse, sipas tyre, Skënderbeu si hero kombëtar i shqiptarëve dhe si frymëzues i shqiptarizmës, duhet të ketë një figurë dinjitoze, që shpreh vlerat e tij si hero. Pra, me një fjalë duhet të paraqitet me tipare më të theksuara anatomike, i denjë në shikim, qëndrim dhe të japë frymëzueshëm atmosferën luftarake të tij. Si dhe, personazhet e tillë, nuk do të duhej të paraqiten ndryshe. Sepse, loja estetike me figurat e mëdha kombëtare e zbeh rolin frymëzues që figurat e tilla kanë. Dinjiteti i tyre, përmes një arti të tillë, abstrakt apo eksperimental, por edhe ekspresionist, bën që figura më e madhe kombëtare të shfaqet disi e dyzuar, e papushtetshme, më në fund, nuk ndikon fuqishëm në rolin përbashkues që vetë Skënderbeu kishte në kohën e tij, prandaj edhe në kohët në vijim kur ishte ai vetë promotori lëvizës i shqiptarizmës mbarëkombëtare.
Deklaratës që “nuk i përngjet Skënderbeut”, është lehtë t’i kthehet përgjigje, sepse, na tregoni, pra, si është dukur ai? Asnjëra nga skulpturat e tij nuk ngjajnë me njëra-tjetrën, përpos replikave (si p.sh. Krujë – Prishtinë). Madje ato nuk përngjajnë as me aktorin në filmin kushtuar heroit tonë kombëtar! Në Krujë e Prishtinë Skënderbeu e ka mjekrën më kaçurrele, në Tiranë më të drejtë (si sot që e “hekurosin” atë), në Lezhë më të valëvitur e gati deri në gjysmë të gjoksit
E dyta.
Janë disa vetje dhe personalitete, që Skënderbeun thonë “e duam në kalë”; “e duam me shpatën përpjetë”; “nuk i përngjet Skënderbeut” etj. Është e vështirë të përgjigjesh, sepse në fund të fundit kanë të drejtë në njëfarë mënyre, sepse bindja e tyre është e formuar në bazë të imagjinatës së skulptorëve të mëparshëm, si të Odhise Paskalit, Janaq Paços, Andrea Manos, Kreshnik Xhikut etj. Mendimi i tyre se Skënderbeu është Skënderbeu vetëm nëse duket i tillë, është i palëkundshëm. Ai duhet të duket i vrershëm në fytyrë, i mërrolur, muskuloz. Mirë, po nëse këta skulptorë do ta paraqitnin më ndryshe heroin tonë, e sot të kemi një fitues me një shpërfaqje ndryshe, nga debati i krijuar do të kishim përsëri kundërshtime. Sepse figura është e qartë që rrënjoset me një imazh të krijuar si figuracion i mitit mbi personalitetin e fuqishëm që shpreh Skënderbeu.
Në fund të fundit, deklaratës që “nuk i përngjet Skënderbeut”, është lehtë t’i kthehet përgjigje, sepse, na tregoni, pra, si është dukur ai? Asnjëra nga skulpturat e tij nuk ngjajnë me njëra-tjetrën, përpos replikave (si p.sh. Krujë – Prishtinë). Madje ato nuk përngjajnë as me aktorin në filmin kushtuar heroit tonë kombëtar. Në Krujë e Prishtinë Skënderbeu e ka mjekrën më kaçurrele, në Tiranë më të drejtë (si sot që e “hekurosin” atë), në Lezhë më të valëvitur e gati deri në gjysmë të gjoksit.
Nëse e duam “origjinal”, atëherë le ta propozojmë sipas pikturës së vitit 1466, që gjendet në Galerinë Ufizzi të Firencës. Kujdes, se aty Skënderbeu është pa përkrenare, por me kapuç të kuqërremtë, pa shpatë, pa kalë dhe pa shqiponjën dykrenare në gjoks!
Nëse e duam “origjinal”, atëherë le ta paraqesim ashtu siç e thotë Marin Barleti: burrë me mjekër e me përkrenaren tashmë të njohur. Dhe, ashtu deri më tani edhe është paraqitur, në të gjitha veprat e tij të deritanishme: burrë me mjekër dhe me përkrenaren me kokën e dhisë. Më së paku Marin Barleti, te vepra “Historia e jetës dhe e veprave të Skënderbeut, princit të Epirotëve”, e përshkruan që Skënderbeu ka qëndruar në kalë. Mbi të ka qëndruar kur ka kalëruar: duke luftuar dhe duke udhëtuar. Por, ai ka luftuar dhe udhëtuar edhe pa kalin e tij, sepse luftëtari ndeshet me armikun edhe në këmbë, por edhe udhëton me anije, si në Venedik e në Romë. Po çka nëse, sipas logjikës kundërshtuese, Skënderbeu të paraqitet në kalë, e thuhet se kalin Skënderbeu e ka pasur të bardhë, në skulpturë ai do të dalë i bronztë, i kaftë apo i zi?!
Vepra e Barletit për Skënderbeun, më së shumti – guxoi të them se – është e njohur që kryeheroin tonë e paraqet si orator, pra gojëtar të mirë, strateg të aftë dhe i vetmi që diti dhe mundi t’i afrojë dhe t’i mbledhë shqiptarët bashkë dhe princat e principatave shqiptare bashkë nën udhëheqjen e tij. Ishte diplomat i shquar, strateg i jashtëzakonshëm, korrespondencat e tij me udhëheqësit botërorë janë të marramendshme, por edhe të jashtëmendshme për kohët e sotme. Ai ishte përafrues dhe bashkues i mendjeve ndryshe, sepse karizma e tij dhe vlera e veçantë që shprehte mendja e tij krijuese dhe vepruese, e bënin që t’i lejohej që të ndërhynte në punët e mëdha të historisë. Ishte me popullin, ishte i popullit, në fund të fundit, Skënderbeu ishte vetë populli që donte lirinë dhe përfaqësonte paqen shpirtërore që populli arbëror e donte, e dashuronte, i rridhte përbrenda nga shpirti krijues i shqiptarit. A nuk mund të thuhet, se gjatë ligjërimeve të tij, populli mund të ketë ndier një adhurim të hatashëm për këtë figurë sublime e unifikuese? A nuk e shpreh këtë vlerë dhe a nuk e përçon këtë mesazh bashkimi, komunikimi, përafrimi, vepra “Skënderbeu me burrat e Ulqinit”? A nuk do të donim edhe ne sot, pas gjashtëqind vjetëve të bëhemi një, të bëhemi njënjëshëm me zërin dhe me forcën e tij, të bëhemi një trup i vetëm, prandaj të rreshtohemi me burrat (e Ulqinit) përkrah Skënderbeut? Kujt po i pengon kjo gjë?
Argumentet dhe
kundërargumentet
Absurditeti i shkruesve të fejsbukut, nuk po citoj Umberto Ekon (!), është i tillë saqë më i rëndësishëm është bërë kali se vetë Skënderbeu. “Te kali”, “jam te kali”, “takohemi te kali”, janë vetëm disa sinonime që kanë shpërthyer në vetëdijen kolektive të Tiranës, kur i referohen vendit se ku gjendet shtatorja e Skënderbeut. Në këtë rast, figura e tij, deshe apo nuk deshe, jo që është minimizuar, por ka kaluar në një zhargon urban të së folmes së përditshme, ‘të shpejtë’ dhe identifikuese për një shoqëri të shekullit të njëzet e njëtë. Për këtë çështje le të merren psikologët, sociologët, antropologët e ‘logët’ e tjerë. Mbase do ta parafrazojnë apo shpjegojnë shumë më mirë se unë, e se plot una të tjerë.
“Shpatën duhet ta ketë përpjetë”, tha dikush tjetër. Po mirë, në një analizë të vëmendshme të skulpturës, e titulluar “Skënderbeu me burrat e Ulqinit”, shihet që Skënderbeu është duke u folur atyre, është duke i komanduar ata, është duke mbajtur ligjëratën që vetëm gojëtaria e një prijësi dhe gjenerali të famshëm botëror mund ta bëjë. Dhe, çfarë: t’u vringëllojë shpatën përpjetë para turinjve? A nuk është më e natyrshme dhe më e zakonshme, që në rast se ke armë në dorë, në këtë rast shpatën dhe mban fjalim para bashkëluftëtarëve, ta ngulësh shpatën në tokë, e të thuash – ‘për këtë tokë, vend, besë e atdhe’, – e të drejtosh me dorë në një drejtim të caktuar – ‘do të luftojmë sa të ketë Shqipëri’? Janë metafora, gjetje dhe shprehje artistike që jo në të gjitha rastet emocionet mund të ngjallen të përnjëherta si në skulpturën në fjalë. Ajo melodizon harmonishëm “Hej ju male” të Çesk Zadesë, duke shpërfaqur malet e Shqipërisë si metafora qëndrese nën format natyrore të Skënderbeut të Behramajt, dhe trupin e bashkuar të popullit që mbart në vete simbolikën dhe mesazhin përbashkues të “thuprave të bashkuara” që shqiptarët e Ulqinit, por më mirë të thuhet që shqiptarët në Malin e Zi duhet të qëndrojnë të bashkuar me njëri-tjetrin kundër trysnive të fshirjes, harresës identitare dhe të krijojnë një bosht, një shtizë dhe se flamuri i Skënderbeut të bëhet simbiozë përbashkuese dhe e përshpirtshme e identitetit kombëtar. Prandaj, jashtë klishesë së Skënderbeut në kalë, a mund të paraqitet në veprat artistike ai edhe ndryshe? Është parë i paraqitur në këmbë, në bust, vetëm koka. Për shembull, Skënderbeu artistikisht do të mund të paraqitej edhe me penë në dorë, duke i shkruar fjalimet, deklaratat, përgjigjet dhe kundërpërgjigjet, urdhrat, letrat, korrespondencat e tij të famshme, që duke treguar kështu, që Skënderbeu përpos luftës me shpatë, e ka bërë edhe luftën diplomatike me penë, sepse ai shpërndante edhe një forcë intelektuale të historisë politike, të cilat letra mund të gjenden të arkivuara nëpër arkivat shtetërore të Dubrovnikut, Venedikut, Vatikanit, Vjenës, Stambollit etj.
(vazhdon)
